LPD propozon për kryetar në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LPD-së, pas diskutimeve dhe debatit të gjerë të brendshëm për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 13 nëntor të këtij viti, u vendos që LPD-ja të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor.
Për rëndësinë dhe peshën që ka Këshilli Kombëtar në procese të rëndësishme që po kalojnë shqiptarët e Luginës si dhe duke marrë në konsideratë kontributin e liderit historik të LPD-së z.Jonuz Musliu që ka dhënë për këtë institucion të rëndësishëm kombëtarë, si dhe duke parë nevojën emergjente se këtij institucioni të rëndësishëm i nevojitet një vitalitet dhe politika të reja me drejtues të ri, energji të reja e me përgjegjësi të reja, me propozim të kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu, u mbështet unanimisht nga Kryesia e LPD-së që kandidat për Kryetar të Këshillit Kombëtar të jetë Nevzad Lutfiu.
Nevzadi është një emër i njohur në opinionin publik dhe në mbarë shoqërinë civile e politike të Luginës, një aktivist prej vitesh, një djalë i ri e energjik, që punon për të mirën e përgjithshme dhe me shqetësim për kauzën dhe të drejtat kombëtare, fusha në të cilat është përgjegjëse edhe KKSh-ja. Nevzadi përgjatë këtyre dy viteve të fundit është Këshilltar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit nga radhët e LPD-së dhe është këshilltari me performancën më të lartë në debatet e Kuvendit.
Nga sot ne do të fillojmë me përgatitjet për këtë proces të rëndësishëm zgjedhor, për procedurat e nevojshme si dhe për të kërkuar çdo mbështetje për kandidatin tonë për udhëheqjen e re të KKSh-së.
Ftojmë të gjithë elektoratin e LPD-së si dhe gjithë qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që më 13 nëntor t’i japin mbështetje kandidatit tonë.
Tekst i publikuar nga Qendra për informim e LPD-së.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/F36469F-AF42-4484-9E28-D3D03DF20D41.jpeg): failed to open stream: No such file or directory