LPD, PD dhe PVD rekomandim për "Frontin për Ndyshim": Reflektoni për qeverisjen në Bujnoc
Në bazë të rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, sot bashkë me PD-në dhe PVD-në, i kemi bërë thirrje edhe publike Frontit për Ndryshim të cilin e udhëheq Arbër Pajaziti, që institucionet e komunës t’i ndërtojmë me shumicë shqiptare e ta mbështesim si Kryetar Komune, ka shkruar Shqiprim Musliu.
Ai ka shkruar se vetëm në këtë formë do të jetë Kryetar i vërtetë i Komunës, e çdo formulë tjetër e dëmton atë dhe substancën kombëtare shqiptare në Komunë të Bujanocit.
"Andaj, i ftojmë që të reflektojnë në këtë vendim, t’i lejmë anash egot dhe inatet personale, e të punojmë bashkë për të ardhmen e vendit tonë e të fëmijëve tanë", thuhet mes tjerash në letrën e shkruar nga Lëvizja Progresit Demokratik, Partia Demokratike dhe Partia për Veprim Demokratik.