LPD mobilizohet për mbështetje kandidatëve për delegat për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu përmes Facebook ka njotuar se ka filluar mobilizimin e përbashkët për t’i dhënë mbështetje kandidatëve për delegat në Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
"Sot e përmbyllëm ditën me shumë sukses e do të vazhdojmë nesër për mbledhjen e nënshkrimeve duke filluar nga ora 13:30 e deri në ora 18:30 në selinë e LPD-së në Bujanoc. Mirëutakofshim", ka skruar në Facebook Musliu.
LPD ka njoftuar se procedura e mbledhjes së nënshkrimeve për delegatët është hapi i parë drejt Kuvendit Zgjedhor, prandaj ftojmë çdo mbështetës e çdo qytetarë që t’i japin mbështetje kandidatëve tanë me nënshkrimet e tyre për ta finalizuar fitoren e 7 majit për rilindjen e Këshillit Kombëtar.
"Ju mirëpresim e ju falënderojmë paraprakisht", thuhet mes tjerash në njoftimin e LPD-së.