Lokale
Llukman Halili, Doktori i shkencave nga Lugina
Llukman Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit ka marrë titullin Doktorë i Shkencave Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci.
[caption id="attachment_76327" align="alignleft" width="300"] Llukman Halili[/caption]
Halili, punimin e Doktoraturës e ka mbrojtur para komisionit në përbërje të Prof.dr.Tvrtko Jakovinam, prof.dr.Zlatko Begonja dhe prof.dr. Mateo Bratanic.
Me këtë rast Llukman Halili ka marrë titullin Doktorë i Shkencave Humane – Historia botërore e diplomacisë së shek. të 20-të. Tema e mbrojtur kishte të bëjë me historinë politike të Shqipërisë në vitet 1990-1992.
Halili, i cili është me banim në Zvicër, titullin e Doktorit e fitoi të hënën. Publicisti, politologu dhe gazetari nga Lugina punoi në TVP, në agjencinë e lajmeve kroate HINA, ishte asistent profesor në Universitetin e Varshavës në Poloni, redaktorë i gazetës “Bota sot” në Zvicër.
Ai poashtu, për disa vite me radhë ishte pjesë e AMC në Zvicër, ndër themeluesit e kësaj qendre dhe gazetës ditore AMC Press.
Halili gjatë punës së tij si gazetarë ka realizuar një numër të madhe intervistash me fytyra publike, ndërsa ishte ndër të parët që kishte realizuar intervistë me Nënë Terezën./Dashnim Hebibi/Titulli.com/
[caption id="attachment_76328" align="aligncenter" width="640"] Llukman Halili me anëtarët e komisionit në përbërje prej Prof.dr.Tvrtko Jakovinam, prof.dr.Zlatko Begonja dhe prof.dr. Mateo Bratanic[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/llukman-Halili-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!