Lokale
“Llogaria u bllokua por jo me fajin e udhëheqësisë së tanishme”
[caption id="attachment_26552" align="alignleft" width="300"] Drejtori, Agim Haliti[/caption]
Sipas drejtorit të Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc bllokimi i llogarisë bankare të kësaj ndërmarrje nuk është bërë me fajin e tij, por nga problemet e trashëguara.
Problemi rreth deponisë së qytetit i cili filloi në vitin 2011 dhe më vonë projekti për zgjidhjen e problemit rreth kësaj deponie të mbeturinave, sipas drejtuesit të Drejtoratit për Ndërtim është shkaktarë që ndërmarrjes së tij iu bllokuar llogaria bankare për disa ditë.
“Është e vërtetë se llogaria bankare ka qenë e bllokuar për 4-5 ditë mirëpo kjo nuk është bërë për shkak të menaxhimit joadekuat të Drejtoratit, por kanë qenë shkaqet e trashëgimisë së problemeve nga ish pushteti”, ka thënë për Titullin Agim Haliti, Drejtor i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc.
Haliti thotë se si udhëheqës i ndërmarrjes nuk është fajtorë pasi sipas tij faji ka qenë konkluzioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor përmes Fondit që ta realizojë këtë projekt.
“Kjo Ministri është dashur t’i sigurojë mjetet për ta kryer këtë projekt dhe fatkeqësisht pushteti i kaluar kishte paguar vetëm avansin prej 1.700.000 dinarë”, është shprehur Haliti.
Ai thotë se projektet që janë nënshkruar nga ai do të realizohen dhe se tani më ndërmarrja nuk ka bllokim në llogaritë bankare.
Haliti shprehet se realizimi i projekteve do të bëhet në të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/Drejtorati-per-ndertim1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!