Lista "Partia Demokratike-Për Medvegjën’-Fehmi Beja" me numër 2, e vetmja listë shqiptare
Lokale

Lista "Partia Demokratike-Për Medvegjën’-Fehmi Beja" me numër 2, e vetmja listë shqiptare

01.Dec.2023 07:02
0
Dega e Partisë Demokratike në Medvegjë është partia e vetme shqiptare që do të garojë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Medvegjës që do të mbahen më 17 Dhjetor 2023, ka njoftuar Partia Demokratike në Bujanoc.
 
Pas mbledhjes së nënshkrimeve, Komisioni Komunal Zgjedhor ka çertifikuar listën e Partisë Demokratike me emër ‘’PARTIA DEMOKRATIKE – PËR MEDVEGJËN – FEHMI BEJA’’ e cila në këto gara mbanë numrin 2.
 
"Duke qenë partia e vetme shqiptare në Medvegjë që do të mbrojë interesin e qytetarëve, Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që më datë 17 Dhjetor 2023 të mobilizohen sa më masovikisht për të votuar numrin 2 ‘’Partia Demokratike – Për Medvegjën’’ me bartës të listës Fehmi Beja", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike në Bujanoc.
 
Sipas PD-së dalja sa më e madhe e qytetarëve shqiptarë medvegjas do të forcojë pozicionin e shqiptarëve në Medvegjë.
 
Kjo vlerëson se Partia Demokratike mbetet partia e vetme që do të dëgjojë zërin e shqiptarëve, dhe do të jetë në mbrojtje të interesit shqiptar në Medvegjë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/edvegja-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministri Gashiq paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Koalicioni “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”, hapi fushatën zgjedhore: Demokracia synim i yni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration