Lista parlamentare shqiptare me program për përfaqësim dhe zhvillim ekonomik
Lokale

Lista parlamentare shqiptare me program për përfaqësim dhe zhvillim ekonomik

13.Jun.2020 09:00
0

Shaip Kamberi, bartës i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor thotë se është hera e parë që partitë e mëdha janë bashkuar rreth kësaj, shkruan Titulli.com.

“Nuk është hera e parë që shqiptarët marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare por është hera e parë që partitë e mëdha përveç njërës bashkohen”, është shprehur Kamberi për B92, transmeton Titulli.com.

Sipas tij nuk është qëllimi të kenë vend ministrorë por se shqiptarët të përfaqësohen në organet shtetërore dhe të zhvillohet gjendja ekonomike.

"Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve dhe për të përmirësuar përdorimin e të drejtave kushtetuese për shqiptarët, në nivel lokal e kemi filluar”, theksoi Kamberi, përcejllë Titulli.com.

Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” që do të mbajë numrin 16./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/akaj-presheve-adsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration