LILP mirënjohëse ndaj kryeministrit Rama
Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës (LILP) vlerëson lart qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama paraqitur në Beograd gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, z. Vuciq, qëndrim ky që padyshim shpreh orientimin e të gjithë shqiptarëve për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës me seli në Gjilan, konsideron që deklarata e kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, nuk përbënte një provokim, ashtu siç synuan ta paraqesin pala serbe, por përballje e realitetit, meqenëse një qëndrim i tillë është i artikuluar edhe nga shtetet perëndimore.
Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës shpreh mirënjohjen e thellë për angazhimin e Kryeministrit të Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të drejta që iu janë mohuar atyre prej kohësh.
“Premtimi dhe betimi i tij përpara mijëra banorëve të Luginës se do të hiqen të gjitha pengesat për të rinjtë shqiptarë kudo që ata jetojnë, detyrim ky kushtetues i Shqipërisë, solli tek ata shpresë dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë”, thuhet në kumtesën e LILP-së.
Sipas kësaj Lëvizje, analogjia që ai bëri për të drejtat e shqiptarëve të rajonit të Luginës me të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë, është për t’u vlerësuar lart.
“Të gjitha këto kërkesa dhe zotime për t’u angazhuar, janë në frymën e vlerave të Bashimit Evropian, ku të gjithë të bashkuar synojmë të aderojmë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës, nënshkruar nga kryetari Fatmir Arifi. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/2865_edi-rama-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory