Ligjëratë mjekëosre nga Basri Lenjani në shkollën e mesme “ Sezai Surroi” në Bujanoc
Në shkollën e mesme “ Sezai Surroi” prezentoi Prof. Asoc. Basri Lenjani MD.PhD, njëherit Drejtor i Departmentit të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke ligjëruar temën: “ Mbështetja themelore e jetës- Arresti kardiak AED”.
Në këtë trajnim prezentuan nxënësit e shkollës tonë, si dhe Profesor të lëndëve mjekësore dhe lëndëve tjera profesionale. Interesi rreth prezentimit ishte relativisht i mirë, duke zgjeruar kështu informacionin e përgjithshëm të fushës së mjekësisë emergjente.
Karakteri i ligjeratës ishte vetëdijësimi i gjeneratave, si dhe informacionet mbi marrjen e parandalimit të lëndimeve, dhe dhënies së ndihmës së parë. Në këtë ligjeratë përveç informacioneve dhe trajnimit, u bë shpërndarja e disa librave në autorsi të Profesor Asoc. Basri Lenjani, si dhe çertifikimi i nxënësve për pjesëmarrje.
Gjithashtu, shkolla jonë nën prezentimin e kryetarit të Komunës, Nagip Arifi, nderoi Prof. Asoc. Basri Lenjani me Mirënjohje, të cilën e ndau drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, si shenjë rrespekti për prezentimin dhe trajniminim e nxënësve në shkollën tonë.
Esra Aqifi- Tekst i huazuar