Liderët e koalicionit në takim maratonik
Lokale

Liderët e koalicionit në takim maratonik

05.Nov.2014 23:56
0

 

Kryetarët e partive politike shqiptare rreth koalicionit, që për kandidatë për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) kanë Jonuz Musliun, janë takuar për disa orë në Bujanoc.

Restorant “Rozafa” ishte vendtakimi i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Ragmi Mustafës, Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifit, kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratike,  njëherit kandidatit të përbashkët për kryetar të KKSH-së Jonuz Musliut, e Skënder Destanit nga Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL).

Burimi i portalit informativ Titulli njofton se takimi i së mërkurës ka filluar rreth orës 19h, për të vazhduar për më shumë se tre orë.

Sipas informacioneve të siguruara, në takimin e Bujanocit, mes partnerëve të koalicionit parazgjedhor, është biseduar rreth ndërtimit dhe funksionimit me përbërje të re të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

PDSH, PD, LPD,BDL dhe RD nga zgjedhjet e 26 tetorit kanë arritë të fitojnë tetë ulëse në Kuvendin e Këshillit, ndërsa koalicioni mes Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar siguroi shtatë ulëse.

Ky rezultat, koalicionit që ka shumicën nuk i jep akomodimin e dëshiruar, duke ditë se për të udhëhequr me këtë organ kanë vetëm një ulëse më shumë se koalicioni rival./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/716_669223985_jonuz%20musliu-nagip%20arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Presheva vendtakim për fotografët ndërkombëtarë, PreFoto shpall konkurruesit e nëntorit
Kabineti i Kryeministrit Rama: Rama do ta vizitojë Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration