Lideri i opozitës serbe: Shkëmbimi i territoreve me Kosovën, zgjidhje katastrofike për ne (video)
Lideri i opozitës serbe e cilëson një zgjidhje katastrofike shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç sipas ka patur ndërmend të gjejë një zgjidhje Presidenti Vuçiç.
Në një intervistë për gazetaren e Abc News Linda Karadaku, Borko Stefanoviç tha se Serbisë nuk ia ka kërkuar askush nga Perëndimi që ta njohë Kosovën.
Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë:
Abc News: Zoti Stefanovic, ju mbaj mend vite më parë kur ishin kryenegociator për palën serbe kur kishte negociata me Kosovën, c farë negocionit atëherë?
Ne negocionim cështje teknike, arritëm 7 marrëveshje të ndryshme me Prishtinën, kryesisht për lirinë e lëvizjes, përdorimin e pullave doganore dhe kontrollin e integruar të kufirit, sic e quajmë ne kufi administrative…
Abc News: IBM?
Po IBM, po është në fakt, IBBM, secila palë e lexon siç do. Ishte gjysëm e suksesshme do të thoja, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk patën kurrë jetë në terren, por ishte gjithsesi një hapje e madhe midis nesh dhe Prishtinës. Ishte hera e parë që ne u ulëm bashkë dhe filluam negociatat sy më sy, ballë për ballë dhe ishte një lëvizje e qartë e nevojshme nga Beogradi për të pranuar ekzistencën e Kosovës si një entitet, jot ë Kosovës si shtet. Kështu që është dicka e ndryshme. Miqtë tanë nga Prishtina gjithmonë besonin se ne duhet të nxitonim dhe të pranonim realitetet. Ata thoshin që ne duhet të pranojmë realitetin e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, të cilën ne nuk mund ta bëjmë asnjëherë. Por pavarësisht kësaj, ne gjetëm një rrugë për të filluar për të zgjidhur cështje dhe problem që bëjnë presion tek njerëzit e zakonshëm kudo. Ne nuk u morëm me cështjen e statusit, kështu që zoti Vucic shkoi një hap më tej dhe filloi të negocionte statusin e Kosovës. Ne mendojmë se kjo ishte një grackë e panevojshme për Serbinë dhe dicka që na coi në një rrugë pa krye. Sepse tani kemi një situatë ku Prishtina thotë duhet të na njohni si vend I pavarur dhe Serbia thotë, ne nuk mund ta bëjmë këtë, ose të paktën, nuk mund ta bëjmë pa një lloj shkëmbimi territoresh, që ne besojmë se është një histori edhe më katastrofike. Dhe ne besojmë se cdo shkëmbim territoresh është I dëmshëm për rajonin, edhe për Serbinë, dhe kryesisht për njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe Metohi.
Abc News: Pra ju po thoni që zoti Vucic po e kërkon këtë?
Ka thashetheme dhe ai e ka thënë edhe publikisht disa herë se do të ishte një zgjidhje e mirë, ne besojmë se do të ishte një zgjidhje katastrofike.
Abc News: Por a ka folur ai për gjëra praktike? Zoti Vucic, a ka folur se cfarë territoresh do të shkëmbeheshin?
Me sa duket, por ne nuk i dimë hollësitë e të ashtuquajturit plan, sepse askush nuk e pa asnjëherë atë, të paktën këtu në Beograd; ne nuk e dimë cfarë i ka premtuar ca njerëzve jashtë, por e dimë që disa nga partnerët tanë perëndimorë po bëjnë një sy qorr për gjërat që zoti Vucic po bën brenda vendit.
Ka një spekulim të fundit në publikun serb, se në këmbim të të bërit një sy qorr për sjelljen e tij brenda Serbisë, ai ka premtuar të përmbyllë cështjen e Kosovës. Por askush nuk mund ta përcaktojë vërtetë cfarë do të thotë përmbyllja e cështjes së Kosovës. Për Prishtinën, sigurisht që do të thotë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës zyrtarisht, për ne sigurisht që jo, dhe për miqtë tanë perëndimorë, me sa duket do të thotë që Belgrade mund të bjerë dakord që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Kështu që diku në mes, jemi duke pritur për një zgjidhje, por ne jemi po aq larg zgjidhjes sa ishim në 2012. Kështu që asgjë nuk do të ndodhë. Njerëzit nuk duhet të presin zotin Vucic të bëjë ndonjë gjë për të zgjidhur cështjen e Kosovës.
Abc News: Po pse vazhdoni të thoni tërë kohën se nuk do ta njihni kurrë pavarësinë e Kosovës, pse është kështu, ajo është një realitet, është atje, është e pavarur, është shpallur e pavarur dhe është njohur nga lojtarët më të mëdhenj ndërkombëtarë, kështu që…
Atëherë pse ka nevojë Kosova për njohjen tonë nëse i ka tashmë të gjitha këto gjëra?
Abc News: A nuk keni nevojë ju për njohjen e shtetit të Serbisë nga Kosova, sepse ju dëshironi të bëheni partner të BE-së, anëtarë të BE-së, dhe për tu bërë anëtarë të BE-së, ju duhet të rregulloni cdo problem që keni me fqinjët tuaj. Kështu që nuk është vetëm Kosova e interesuar, jeni edhe ju të interesuar.
Po ne jemi të interesuar të rregullojmë të gjitha problemet. Në fakt, ne si opozitë besojmë se duhet të kemi politikën e zero problemeve me fqinjët tanë, por duhet të kuptoni ose të paktën të përpiqeni të kuptoni se për ne Shqipëria është një fqinjë.
Abc News: Po por a është Kosova për ju një fqinjë?
Jo, Kosova nuk është fqinjë për ne,.
Abc News: Po cfarë është për ju?
Për ne, sipas kushtetutës, është pjesë integrale e Serbisë.
Abc News: Po pse atëherë nuk po e qeverisni ju Prishtinën nëse është kështu?
Ka shumë shembuj në historinë njerëzorë dhe në civilizimin tonë në të cilat sovraniteti nominal nuk do të thotë se po drejton ndonjë gjë. Kështu që do të thotë se duhet të përqafojmë dhe pranojmë si partnerë, si miq, si njerëz që kemi jetuar bashkë, për gjithkënd që jeton në Kosovë, shqiptarë dhe serbë, se duhet të fillojmë të rregullojmë problemet dhe të kujdesemi për njerëzimit, jo për territoret. Kjo është ajo që besojmë, dhe meqë ra fjala, Serbisë nuk I është kërkuar asnjëherë zyrtarisht ose jo zyrtarisht që të pranojë pavarësinë e Kosovës.
Abc News: Nga kush?
Sic thatë ju, nga miqtë tanë evropianë.
Abc News: Po miqtë amerikanë, a ua kanë kërkuar?
Më vjen keq që po shkatërroj ëndrrat e dikujt, apo premtimet e dhëna në public nga politikanët në Kosovë, por nuk ekziston një kusht I tillë për ne. Sigurisht që gjithkush që ne të normalizojmë situatën, ka shumë eufemizma në marrëdhënien tonë me Kosovën dhe ne jemi gati për këtë. Dhe unë po flas në emër të opozitës serbe këtu. Ne besojmë se duhet të gjejmë…në fakt ne kemi një plan për Kosovën dhe ky plan sigurisht që nuk përfshin negociata për statusin sic po përpiqet zoti Vucic tani, sepse nëse përpiqesh të shkosh atje, në cështjen e statusit, do të gjesh dy qëndrime krejt të kundërta nga ne dhe Prishtina që janë të pakalueshme. Kështu më duket mua të paktën.
I kam drejtuar këto negociata dhe e di si ndjehet.
Abc News: Po, po, po ju keni një plan, cili është plani juaj?
Plani ynë është ripajtimi, pikë së pari dhe më e rëndësishmja duhet të bëjmë shumë më tepër për tu afruar me popullin shqiptar, kur them popullin shqiptar, bëhet fjalë edhe për shqiptarët në Shqipëri, jo vetëm në Kosovë dhe të fillojmë të zgjidhim problemet që I shqetësojnë, duke filluar nga tregtia, papunësia, korrupsioni, gjëra të tjera, lirinë e lëvizjes, udhëtimit, sport dhe anëtarësi në disa organizata ndërkombëtare. Por Serbia, kurrë në të ardhmen, kur ne të demokratizojmë Serbinë, atëherë situate do të jetë shumë më e mirë për të zgjidhur problemin e Kosovës. Nëse Serbia nuk demokratizohet, atëherë nuk do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës.
Abc News: Po por ju thatë që keni një plan për zgjidhjen e krizës së Kosovës si opozitë. Ju e quani krizë, a e kuptova drejt apo jo?
Po, por është vetëm terminologji, krizë në kuptimin që është gjithmonë atje, gjithmonë burim tensioni, gjithmonë e keqpërdorur nga aktorët politikë në rajon. Kështu që ne duam ta ndalojmë këtë.
Abc News: Duket sikur ju keni një iluzion që Kosova mund të kthehet përsëri në kontrollin serb?
Jo, jo, ne nuk ëndërrojmë të drejtojmë kompaninë e ujit dhe ngrohjes në Prishtinë, apo të sjellim djemtë e rinj të Kosovës në ushtrinë e Serbisë. Jo. Por ka dicka sic e thashë, sovranitet I njohur ndërkombëtar dhe madje integritet territorial, porn ë të njëjtën kohë, njerëzit mund të drejtojnë punët e tyre, cështjet e tyre. Nuk ka të bëjë me drejtimin e dikujt.
Abc News: Sipas planit tuaj si opozitë, cfarë ekzaktësisht mendoni ju se mund të kontrolloni?
Asgjë, ne nuk duam ti kontrollojmë gjërat, e kemi kaluar këtë. Kjo është kohë modern, ne duam të kemi një situatë ku Serbia përfundimisht të fitojë vlerësim ndërkombëtar apo një pozicion ku neve përfundimisht të mos na duhet të njohim zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Ne kemi nevojë të vlerësojmë përfundimisht pozicionin tonë në nivel ndërkombëtar, Prishtina ka nevojë të përcaktojë gjithë rolet e veta në të ardhmen dhe stabilitetin e tyre. Dhe do të thotë që duhet të hapim lirinë e lëvizjes, lirinë e tregtisë, shkëmbime në fushën kulturore, akademikëve dhe kujdesin shëndetsor, njerëzit mund të shkojnë në spitale këtu dhe atje, pa ndonjë pengesë, dhe duhet të lejojmë, nëse varet nga ne, dhe disa gjëra varen nga ne, të rinjtë, sportistë dhe sportiste nga Kosova që të mund të konkurojnë në të gjitha sportet dhe pa asnjë pengesë. Nëse ne fillojmë ti bëjmë këto gjëra, ne besojmë fuqishëm se cështja e sovranitetit apo cështja nëse Serbia do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, do të jetë plotësisht irelevante.
Sic janë tani, sic e dini, nëse flisni me njerëz në Kosovë, mendoj me ata që kanë mbetur pa ikur në Perëndim, sic po bëjnë edhe në Serbi, se pavarësimi është ideologji, nuk është dicka që të mbush stomakun apo të krijon të ardhmen. Është një cështje që në fakt forcon oligarkinë në pushtet, pavarësisht nëse është zoti Thaci apo dikush tjetër.
Zoti Kurti ka ende shumë gjëra para vetes, mendoj se axhenda e tij është goxha ambicioze, vecanërisht trajtimi I krimit të organizuar, korrupsionit dhe gjëra si këto, deklaratat e tij lidhur me dialogun me Beogradin kanë gjëra positive dhe negative, ne presim që më në fund qeveria e tij do të heqë këto taksat, këtë problem, kështu që mund të ecim përpara.
Dialogu është i nevojshëm dhe janë shumë gjëra që unë do të guxoja të thosha se janë shumë të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzit në Kosovë dhe në pjesën tjetër të Serbisë sesa linja ajrore apo hekurudha. Ka gjëra shumë që kërkojnë zgjidhje më të shpejtë si cështja e personave të zhdukur, apo gjëra të tjera, krimet e luftës.
Na duhet ti vëmë maskarenjtë në burg në mënyrë që të kemi të ardhmen tonë dhe unë besoj fuqishëm si një person që beson në Ballkanin si një entitet, se atëherë i gjithë rajoni do të ishte një vend shumë më I mirë, dhe meqë ra fjala, do të na duhet të jemi në dhomën e pritjes së BE-së për ca kohë dhe ndërkohë që jemi në atë dhomë pritjeje, duhet të pikturojmë murët, ta rregullojmë këtë dhomë pritjeje dh eta bëjmë të sigurtë nga njerëzit nga jashtë që mund të përdorin dobësitë tona për ta shkatërruar rajonin sic kanë bërë në shekuj. /abcnews.al
copy(/home/titulli/public_html/images/image/tefanovic-.jpg): failed to open stream: No such file or directory