Liderët e Luginës ftohen nga Ramush Haradinaj
Lokale

Liderët e Luginës ftohen nga Ramush Haradinaj

26.Dec.2012 18:12
0
ramush haradinajLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë ftesë për një takim përfaqësuesve institucional dhe subjekteve politike të Luginës Pas lirimit të tij nga Tribunali i Hagës dhe ardhja në Prishtinë, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar shumë takime si me qytetarët po ashtu edhe me politikanët nga të gjitha trevat shqiptare. Në agjendën e tij kësaj herë është vendosur Lugina, me çrast është planifikuar një takim edhe me përfaqësuesit politik të Luginës që do të zhvillohet në mesditën e së shtunës. Në këtë takim ndër të ftuarit janë, deputeti popullor Riza Halimi, kryetarët e dy komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, Galip Beqiri-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu-kryetari i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik. Takimi, sipas burimeve të Titullit, përveç që do të jetë miqësor, pritet që të diskutohen edhe shumë tema që preokupojnë qytetarët e Luginë, si lëvizja e lirë dhe pa taksa për sigurimin e automjeteve drejt Kosovës, situatës së fundit të krijuar me vendosjen e lapidarit në Preshevë dhe kërcënimet e kryeministrit Ivica Daçiq. Nuk do të anashkalohet as rrjedha e bisedimeve që po zhvillohen në mes të Prishtinës e Beogradit, për të cilën udhëheqësit e Luginës disa herë kanë kërkuar të jenë pjesë e tyre. Siç ka mësuar Titulli, në këtë takim të ftuarit do të udhëtojnë të ndarë në disa delegacione ashtu siç edhe veprojnë me institucionet që drejtojnë në Luginë. Në takimin e së shtunës edhe Haradinaj do të tentojë afrimin e udhëheqësve shqiptarë të cilët kohëve të fundit përveç që nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin, deklaratat e tyre kanë pas një reflektim të madh tek qytetarët duke shkaktuar një përçarje që ndjehet shumë në mesin e shqiptarëve në Luginë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/ramush-haradinaj.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Daçiq: Hiqeni vetë se sa ta heqim ne me forcë
“Rezultate të mira, në vitin 2013 më shumë investime në Luginë”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration