Liderët e Luginës në Iftarin e Ambasadës së Turqisë
Lokale

Liderët e Luginës në Iftarin e Ambasadës së Turqisë

22.Jul.2014 00:01
0

Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, krahas të ftuarve të tjerë, të hënën morën pjesë në Iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Beograd.

Deputetët Riza Halimi e Shaip Kamberi, kryetarët e komunave Bujanoc respektivisht Preshevë, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, si dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc e Preshevë Sulejman Fejzullahu dhe Fikret Limani ishin mysafirë të ambasadorit të Turqisë në Beograd Mehmet Kemal Bozay, raporton Titulli.

Liderët nga Lugina me ftesë të diplomatit turk morën pjesë në Iftarin e organizuar për besimtarët mysliman, ku nuk munguanë as krerët fetarë nga Serbia.

Më 17 korrik liderët e lartpërmendur qëndruan edhe në Iftarin e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Titulli.com/

PVD uron kryeparlamentarin Isa Mustafa
QSA dy familjeve i dorëzon shtëpitë e ndërtuara (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration