Liderët e koalicionit në takim maratonik
Kryetarët e partive politike shqiptare rreth koalicionit, që për kandidatë për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) kanë Jonuz Musliun, janë takuar për disa orë në Bujanoc.
Restorant “Rozafa” ishte vendtakimi i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Ragmi Mustafës, Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifit, kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratike, njëherit kandidatit të përbashkët për kryetar të KKSH-së Jonuz Musliut, e Skënder Destanit nga Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL).
Burimi i portalit informativ Titulli njofton se takimi i së mërkurës ka filluar rreth orës 19h, për të vazhduar për më shumë se tre orë.
Sipas informacioneve të siguruara, në takimin e Bujanocit, mes partnerëve të koalicionit parazgjedhor, është biseduar rreth ndërtimit dhe funksionimit me përbërje të re të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
PDSH, PD, LPD,BDL dhe RD nga zgjedhjet e 26 tetorit kanë arritë të fitojnë tetë ulëse në Kuvendin e Këshillit, ndërsa koalicioni mes Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar siguroi shtatë ulëse.
Ky rezultat, koalicionit që ka shumicën nuk i jep akomodimin e dëshiruar, duke ditë se për të udhëhequr me këtë organ kanë vetëm një ulëse më shumë se koalicioni rival./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/716_669223985_jonuz%20musliu-nagip%20arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory