Liburn Aliu pritet nga kryetari i komunës së Bujanocit (foto)
Liburn Aliu, nga Ministria së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë i shoqëruar nga shefja e kabinetit Rineta Jashari janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Postimi i plotë në Facebook nga Arifi:
Me kënaqësi sot prita në takim sa zyrtar aq edhe vëllazëror ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës z. Liburn Aliu.
Duke qenë se ministri Aliu ka origjinë nga Lugina e Preshevës dhe ështê shumë mirë i informuar për situatën në Luginë, kërkova nga ministri që problemet tona, si pasivizimi, mosnjohja e diplomave, diskriminimi i punësimit në organet shtetërore dhe diskriminimet në fusha tjera, të bisedohen edhe në takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë takimit, poashtu falemnderova për vendimin e qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës, si dhe zgjidhjen e problemit të transportuesve tanë për në Kosovë. Nuk lamë pa diskutuar edhe për masat e reja anti Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës për hyrjet në Kosovë.
Vizitat e shpeshta të ministrave të Republikës së Kosovës në Luginë na japin sinjale për angazhim të vazhdueshëm të tyre për të ndihmuar shqiptarët në Luginë.