Lia e majmunëve arrin në Serbi
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve.
Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar.
Në komunikatën e tij për media thuhet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.
Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Serbi u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore, tha Instituti Batut.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.
Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë - me vdekshmëri deri në 10 për qind - dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.
Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.
Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por muajve të fundit ka pasur raste edhe në Evropë dhe SHBA./REL/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbi-lia.jpg): failed to open stream: No such file or directory