Largohet nga puna mjeku në Preshevë, Serbia nuk ja njeh diplomën e Kosovës
Për shkak të mos njohjes së diplomave të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, shumë të rinjë nga Lugina e Preshevës po detyrohen të largohen nga vendi i tyrë në mungesë të perspeketivës për punë dhe punësimit nëpër institucione shtetërore, shkruan Titulli.com.
Njëri nga këta nga Presheva është Nazmi Mehmeti, i diplomuar për mjekësi në Prishtinë i cili pas një peridudhe 8 vjeçare të punës si mësimdhënë i lëndëve mjekësorë në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë është larguar nga puna.
“Nga ministria e arsimit në Serbi, nuk mundem më të vazhdoj mësimdhënien për arsye të mos njohjes së diplomës së Prishtinës. E falenderoj stafinë e SHMT 'Presheva' në Preshevë për punën gjatë 8 viteve, e veçanti drejtorin Telat Arifi, sekretarin Agim Dalipi, Mr Ridvan Agushi dhe gjithë kolegët e mjekësisë”, ka shkruar Nazmi Mehmeti, raporton Titulli.com.
Ai përmes një shkrimi të tij në facebook ka njoftuar se tani ka filluar punën 3 mujore në Klinikën Infektive në Prishtinë si mjek i rekrutuar për luftimin e pandemisë Kovid 19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Rasti i Mehmetit nuk është i vetmi dhe shumë të rinjë shqiptarë që kanë përfudnuar studimet nëpër universitete të ndryshme në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë nuk u njohen diplomat nga autoritetet përkatëse në Serbi dhe me këtë rast i pamundësohet punësimi në institucione shtetërore./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/azmi-mehmeti.jpg): failed to open stream: No such file or directory