Lapidarin do ta mbrojmë me mjete demokratike
Lokale

Lapidarin do ta mbrojmë me mjete demokratike

07.Jan.2013 20:10
0

presheva

Takimi i zhvilluar sot mes liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ka përfunduar me marrëveshje për mbajtjen e një seance të përbashkët të këshilltarëve shqiptar të komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në këtë mbledhje urgjente e cila zgjati më se tre orë u diskutuan situata aktuale e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së dhe kërcënimeve për heqjen e saj nga ana e Beogradit zyrtar. Në këtë takim nuk u morr vendimi për hapat e mëtutjeshme lidhur me pllakën përkujtimore, por ky vendim iu la Kuvendit të shqiptarëve të Luginës për të shtunën më 12 janar, kur edhe do të mbahet. Përveç seancës së tre Kuvendeve, përfaqësuesit institucional  u dakorduan për mbajtjen edhe të dy seancave të jashtëzakonshme në Bujanoc dhe Preshevë, ditën e premte më 11 janar. “Kryesia e këshilltarëve shqiptarë sot patën mbledhje në Preshevë, shqyrtuan situatën politike dhe të sigurisë dhe ranë dakord që të premten të mbahen seancat e Kuvendeve të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës, kurse të shtunën seanca e këshilltarëve shqiptarë e të tre kuvendeve”, deklaroi për Titullin, kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Në seancat që do të mbahen të premten pritet të diskutohet situata politike e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore në Preshevë, ndërsa të shtunën këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve do të dalin me një qëndrim të përbashkët për hapat e mëtutjeshme që do të merren në mbrojtje të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së e vendosur në sheshin e Preshevës. Vlen theksuar se në mbledhjen e sotme të mbajtur në Preshevë u tha mes tjerash se lapidari do të mbrohet me të gjitha mjetet demokratike./Titulli.com/ _____________________________________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/presheva2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zgjidheni vetë problemin me lapidarin e UÇPMB-së
Heqja e përmendores me dhunë do të tensionojë të gjithë Ballkanin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration