Lapidari është harruar nga të zgjedhurit e popullit, qytetarët të zgjohen (video)
Përfaqësues të jetës shoqërore, politike e mediale në Luginë kanë vlerësuar se 2 vite pas heqjes së lapidarit në Preshevë, situate mbetet akoma e rëndë duke rrezikuar edhe shumë çështje tjera me interes për pakicën shqiptare që jeton këtu.Në një emision televiz të mbajtur në RTV “Aldi” në Preshevë kanë folur Nehat Hyseni, veprimtar i proceseve të ndryshme politike e shoqërore në Luginë që nga vitet e nëntëdhjeta dhe tani analist politik, Sevdail Hyseni njohës i politikës, botues I disa mediave të shkruar shqip në Luginë dhe drejtues i shoqërisë “Perspektiva” në Bujanoc, Baki Rexhepi gazetar në Radio Televizioni e Kosovës dhe Belgzim Kamberi gazetar dhe drejtues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.
Diskutuesit vlerësuan se ishte një papërgjegjësi e institucioneve lokale e politike për mos mbrojtjen e vlerave të atyre që u flijuan për të mirën e Luginës, ndërsa më e keqja është se kujdesi ndaj kësaj kategorie nuk kujdeset askush.
Gjithashtu është shtruar kërkesa që përveç pllakës përkujtimorë të mësojnë më shumë nxënësit shqiptar për idealet e tyre për një jetë më të mirë në Luginë të Preshevës.