Lokale
Lapidari nuk është provokim, jemi të amnistuar
[caption id="attachment_28859" align="aligncenter" width="640"] Kryetari i OVL së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi[/caption]
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) Edmond Isufi ka deklaruar sot se vendosja e lapidarit e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së në qendër të Preshevës nuk është provokim për qeverinë serbe.
Isufi i ka thënë agjencisë Beta se luftëtarët e UÇPMB-së nga qeveria e atëhershme jugosllave, në vitin 2002, janë amnistuar dhe kjo organizatë me vendosjen e lapidarëve nuk ka bërë asgjë të keqe, pasi vlerëson se amnistia përfshinë edhe ata që kanë rënë dëshmorë.
“Nuk kemi vendosur lapidarët e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së në vendin ku jetojnë serbët që të jetë provokim, por e kemi vendosur në Preshevë ku shumica e banorëve janë shqiptarë të cilëve ky lapidar nuk i pengon. Politikanët le të mendojnë çfarë të dëshirojnë, mirëpo ish pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuar, ndërsa ne që nga viti 2002 vendosim lapidarë gjithkah ku kanë rënë dëshmorët”, ka thënë Isufi.
Sipas fjalëve të tij Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së ka ngritur gjashtë lapidarë për dëshmorët , pjesëtarë të UÇPMB-së, në komunat Bujanoc dhe Preshevë, kurse lapidari i parë është vendosur në Tërnoc gjatë vitit 2002 për dëshmorin Ridva Qazimi-Komandant Lleshi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/OVL2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!