Lajçak flet për idenë e shkëmbimit të territoreve  Kosovë-Serbi
Lokale

Lajçak flet për idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

28.Jan.2021 07:53
0

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde”, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-së është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se "asgjë nuk ka mbaruar derisa gjithçka të ketë mbaruar".

Në lidhje me rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, Lajçak ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden "ndjejnë një përgjegjësi historike për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të SHBA-së në rajon".

I dërguari i BE-së për dialogun tha se BE-ja kishte bashkëpunuar më parë me Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Anthony Blinken dhe nënskretaren për Çështjet Politike, Victoria Nuland. "Uniteti amerikano-evropian është një faktor kryesor për suksesin në Ballkan", ka thënë Lajçak.

 

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, Lajçak u përgjigj se vendet e rajonit ishin kundër "sepse kanë frikë se ngjarjet mund të dalin jashtë çdo kontrolli”.

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian, sipas tij, ka investuar shumë në politikën e "evropianizimit dhe përfshirjes së Ballkanit në familjen evropiane, që do të thotë ndërtimin e shoqërive demokratike multietnike" dhe "ridizajnimi i kufijve është në kundërshtim me atë ideal dhe do të nënkuptojë se ne kemi dështuar".

I pyetur se si e shikon rritjen e ndikimit të Kinës në Ballkan, ai tha se BE është partneri më i madh tregtar, investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ofron ndihmën më të madhe atje. “Ajo (Kina) nuk mund të ofrojë më shumë se ne", tha Lajçak.

Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Takimi i fundit në mes të krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Prej atëherë, nuk është zhvilluar takim i nivelit të lartë.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajcak-s.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministri paraqet një fakt befasues: Serbët po vdesin, një qytet u shua
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration