Këshilli Kombëtar Shqiptar me struktura të reja organizative
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar me struktura të reja organizative

03.Dec.2014 15:12
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e dytë të radhës dhe ka zgjedhur strukturat e reja organizative.

Anëtarët e pranishëm të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kanë zgjedhur Zejni Fejzullahun për zëvendëskryetar, Enver Memeti sekretar dhe kryetar i organit ekzekutiv është votuar Shukri Ymeri, kuse për zëvendës Arbër Pajaziti. 

Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së tha se tani është kompletuar udhëheqja e këtij institucioni,  nga rezultatet e dalë të zgjedhjeve të mbajtura për këtë institucion dhe në kuadër të marrveshjes së përbashkët të listës së “Koalicionit i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe koalicionit nga lista “Partia Demokratike - Dr.Sc.Nagip Arifi”.

Sipas Musliut në këtë seancë ende nuk është përmbyllur procesi i kompletimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku mbeten edhe mëtej zgjedhja e komisioneve të këtij institucioni nga fushat përkatëse. 

Musliu tha se iu është bë edhe ftesë anëtarëve të “Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve” që të marrin pjesë në mbledhje dhe japin kontributin e tyrë në zgjidhjen e problemeve. 

“Këshilli Kombëtar Shqiptar tash e tutje do të koncentroj të gjitha energjitë për realizimin e objektivave dhe qëllimeve që ka vendosur para vetës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/

Lista e ndërmarrjeve nga Lugina që kanë përfituar subvencione nga qeveria e Serbisë për vitin 2014
A mund të jetë ky flamuri i shqiptarëve të Luginës? (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration