Këshilli i Evropës: Fushata parazgjedhore në Serbi kryesisht e qetë
Lokale

Këshilli i Evropës: Fushata parazgjedhore në Serbi kryesisht e qetë

07.Apr.2016 15:45
0
Një delegacion i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (KE) ka vizituar Serbinë prej datës 3 deri më 6 prill 2016, për të vlerësuar përgatitjet dhe klimën politike në garën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të caktuara për datën 24 prill 2016, thuhet në një kumtesë të Asamblesë parlamentare të KE-së, njofton Titulli.com.

Asambleja parlamentare (AP) vëzhgon zgjedhjet në Serbi prej vitit 2000. Asambleja parlamentare ka theksuar që shumica e zgjedhjeve të mbajtura në Serbi kanë qenë të parakohshme. 

Delegacioni parazgjedhor i Asamblesë parlamentare ka konstatuar me kënaqësi që fushata parazgjedhore është e kryesisht e qetë, dhe të gjithë pjesëmarrësit mund të bëjnë fushatë të lirë. 

Mirëpo, delegacioni është njoftuar mbi rastet e izoluara të dhunës ndaj përfaqësuesve të opozitës. Lidhur me këtë, delegacioni dënon të gjithë rastet e dhunës, duke përfshirë edhe rastet e izoluara, dhe mendon që këto raste duhet t’i dënojnë të gjitha forcat politike, thuhet ndër të tjera në kumtesën e AP të Këshillit të Evropës, raporton Titulli.com. 

Delegacioni i AP të KE-së në këtë kumtesë ka analizuar edhe punën e Komisionit Republikan Zgjedhor, rolin e mediave gjatë fushatës parazgjedhore, financimin e fushatave nga partitë politike dhe rolin e parasë në politikë, respektivisht në procesin zgjedhor. 

Ky delegacion është takuar me krerët më të lartë shtetëror të Serbisë, e gjithashtu edhe me përfaqësues të korit diplomatik në Serbi, si dhe me shoqërinë civile e mediat. 

Asambleja parlamentare e KE-së do të dërgojë delegacionin prej 22 anëtarëve që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Serbi më 24 prill 2016, thuhet në fund të komunikatës./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/435470_vucic-delegacioni-ke.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Përurohet fabrika e re e turqve në Vladiçin Han
Perspektiva: Me Burrat e Malësisë së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration