Këngëtari i muzikës REP nga Presheva Ibro Ajdini me videoklip të ri (video)
Lokale

Këngëtari i muzikës REP nga Presheva Ibro Ajdini me videoklip të ri (video)

25.Dec.2015 13:41
0
Këngëtari nga Presheva Ibro Ajdini këto ditë doli me videoklipin e këngës "E bojë me zemër" e cila për herë të parë tani para Vitit të Ri është postuar edhe në Yutube.

Sipas tij kjo këngë sapo është lansuar dhe po pritet mirë nga adhuruesit e kësaj muzike. 

“Tash sapo u lansu videoklipi në bashkëpunim me Danzon. Tipi i muzikës është rep dhe po pritet mirë nga dëgjuesit” thotë pwr Titulli.com Ajdini. 

Më tej ai shtoi se  ka lidhur kontratë me “Arkiva shqip” dhe se janë të parët në Luginën e Preshevës që bashkëpunojnë me këtë shtëpi prezantimi. 

“Jemi të parët në Luginën e Preshevës që merremi me këtë zhanër të muzikës, kemi korrë suksese të mira deri më tani dhe presim edhe më tutje incizime dhe videoklipe të këngëve të cilat do ti përgatisim në të ardhmen” tha ai. 

Lidhur me karrierën e tij prej këngëtari ai tha se ka kohë që merret me këtë zhanër të muzikës, ka kënduar edhe nëpër mbrëmje të ndryshme. 

“ Qysh herët merrem me këtë lloj të muzikës. Kam kënduar nëpër mbëmje të ndryshme, party dhe në momente të ndryshme solemne me kolegët e mi, dhe këngët e mia janë të pëlqyera nga dashamirët e muzikës sime dhe pres që edhe në të ardhmen ta jap maksimumin tim dhe të arrij suksese edhe më të mira”, theksoi këngëtari Ibro Ajdini./Titulli.com/

Halimi: Qeveria nëpërmjet Trupit Koordinues po rezervon një status kolonial për Luginën e Preshevës (video)
Arifi: Pushteti lokal nuk hap fabrika, për 4 vite bizneseve u janë ndarë 910 mijë euro (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration