Ky është lapidari i Xhandarmërisë në Lluçan të Bujanocit (foto)
Forcat ushtarake dhe ato të Xhandarmërisë së Serbisë vazhdojnë me punimet për përfundimin e ndërtimeve të lapidarit gjigant në Komunë të Bujanocit Ndërkohë që Kryeministri serb Ivica Daçiq ka kërkuar zhvendosjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, duke deklaruar për mediet serbe se “përmendorja nuk guxon të jetë halë në sytë e institucioneve shtetërore të Serbisë”, Xhandarmëria serbe tashmë ka bërë gati lapidarin gjigant mu në mes të vendbanimeve etnike shqiptare të Bujanocit për pjesëtarët e forcave militare e paramilitare serbe të rënë në luftë me shqiptarët në Kosovë dhe Luginë të Preshevës. Për këtë lapidar janë uzurpuar më se një mijë metra katrorë tokë, në pjesën mbi fshatin Lluçan në drejtim të fshatit Dobrosin. Portali PreshevaNEWS ka siguruar foto ekskluzive të këtij lapidari i cili gjatë tërë kohës mbrohet nga syri i publikut prej dhjetëra xhandarëve serb./Titulli.com/____________________________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/lapidari-serb11.jpg): failed to open stream: No such file or directory