Kuvendi komunal i Bujanocit aprovon propozim buxhetin 2024 në vlerë rreth 17 milionë euro
Lokale

Kuvendi komunal i Bujanocit aprovon propozim buxhetin 2024 në vlerë rreth 17 milionë euro

20.Dec.2023 15:00
0

Kuvendi komunal e komunës së Bujanocit ka aprovuar propozim buxhetin për vitin 2024 në vlerë prej 2.002.371.000,00 dinarë ose mbi 17 milionë euro.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi ka dhënë detaje për ndarjet buxhetore:

Postimi në Facebook nga Nagip Arifi:

Sot, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit për këtë vit, aprovuam buxhetin për vitin 2024, i cili është më i madhi në histori të komunës sonë në vlerë prej 2.002.371.000,00 dinarë ose mbi 17 milionë euro.
 
Këto mjete do të shpërndahen në sferat që do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e komunës sonë, si:
 
1. Urbanizmi dhe planifikimi hapësinor 8.000.000 din.
2. Shërbimet komunale 116.964.800 din.
3. Zhvillimi ekonomik lokal 35.000.000 din.
4. Zhvillimi i turizmit 15.804.200 din.
5. Zhvillimi i bujqësisë 15.800.000 din.
6. Mbrojtja e mjedisit jetësor 11.144.000 din.
7. Organizimi i trafikut dhe infrastruktura rrugore 323.397.000 din.
8. Arsimi parashkollorë 167.884.400 din.
9. Arsimi fillor 586.133.020 din.
10. Arsimi i mesëm 81.272.100 din.
11. Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve 44.010.000 din.
12. Mbrojtja shëndetësore 37.700.000 din.
13. Zhvillimi i kulturës 114.594.600 din.
14. Zhvillimi i sportit dhe rinisë 13.700.000 din.
15. Vetadministrimi lokal 330.513.180 din.
16. Sistemi politik i vetadministrimit lokal 61.653.700 din.
17. Efikasiteti energjetik dhe burimet e riprodhueshme 38.800.000 din.
 
Ndër projektet më të rëndësishme që do t'i realizojmë gjatë vitit 2024 do të jenë: Rregullimi i liqenit të Bujanocit, rregullimi i trotuarit dhe ujërave atmosferike në anën e djathtë në Rrugën e Gjilanit, ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc, ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore "Muharrem Kadriu" në Tërnoc, rekonstruimi i shkollës fillore "Desanka Maksimoviq" në Bilaç, rekonstruimi i shkollës fillore "Sami Frashëri" në Lluçan, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës nga Stadiumi deri te xhamia e Strukarëve përskaj Lumit në Tërnoc, si dhe projekte tjera infrastrukturore.
 
Njëherit, ky është edhe buxheti i fundit i aprovuar për këtë mandat, dhe shfrytëzoj rastin që t'i falemnderoj të gjithë këshilltarët e pozitës në Kuvendin Komunal dhe partnerët e koalicionit për bashkëpunimin e deritanishëm.
Poashtu, falemnderoj edhe këshilltarët e opozitës, të cilët me kritikat dhe sugjerimet e tyre kanë kontribuar për një buxhet më cilësor.
 
Uroj që ky buxhet të prekë çdo qytetar tonin dhe të ndikojë në mirëqenien e secilit qytetar.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kurti priti në takim përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, konfirmon mbështetjen e Qeverisë për shqiptarët
Informacione nga policia për të arrestuarin rreth aksidentit në Bujanoc, caktohen masat e paraburgimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration