Lokale
Kush po lëkundet, lapidari apo politikanët?
Liderët shqiptarë të Luginës kanë filluar të lëkunden kur është në pyetje zhvendosja e pllakës përkujtimore e cila deri më tani publikisht është mbrojtur nga të gjithë
Takimet e përditshme të politikanëve të Luginës dita ditës po shfaqin në sipërfaqe lëkundjet e tyre sa i përket zhvendosjes së lapidarit.
Këta përfaqësues institucional dhe politik të Luginës pas takimit që sot realizuan së bashku me përfaqësuesit e OVL-së së UÇPMB-së nuk u prononcuan për media, duke thënë se këtë do ta bëjnë ditën e nesërme.
Mirëpo, portali i pavarur informativ Titulli ka arritur të mësojë se në mesin e këtyre përfaqësuesve disa kanë ndryshuar qëndrim duke menduar edhe për zhvendosjen e lapidarit në një lokacion tjetër.
Lapidari i betonuar mirë në sheshin e qytetit të Preshevës nuk është lëkundur asnjë milimetër duke qëndruar dhe pritur shumë vizitorë.
Por, disa politikanë që bënë përurimin e kësaj pllake me 28 emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së nuk janë të njëjtit mendim si në momentin kur e zbuluanë atë.
Këta politikanë për nesër kanë paraparë edhe një takim me përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve, që siç parandjehet do të kërkohet edhe shqyrtimi i zhvendosjes së pllakës në një vend tjetër.
Si duket fundi ky do të jetë, lapidarin do ta zhvendosin ata që e vendosën, pa e pyetur popullin dhe kështu duke i shkelur të gjitha vendimet që i prunë në kuvendet komunale si dhe vet deklaratën politike të 12 janarit.
Si “gjithmonë” në Luginë, politikanët bëjnë veprime të pamatura, ndërsa populli pëson nga veprimet dhe patriotizmi i tyre i shprehur përmes mediave. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Ragmi-Mustafa-permendorja.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!