Kush fajtorë, politikanët e Luginës, Beogradi, Prishtina apo Tirana?
Lokale

Kush fajtorë, politikanët e Luginës, Beogradi, Prishtina apo Tirana?

10.Dec.2013 12:47
0
Emisioni i mbrëmshëm politik i realizuar në TV Presheva nga nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme të përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës karshi bisedimeve me Beogradin si dhe situatës së përgjithshme të krijuar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevë Nader Sadiku, thotë se faji për gjendjen e rëndë politike në Luginë nuk është vetëm i qeverisë serbe, por faj kanë edhe vet partitë politike. Ai nuk e bënë fajtor as qeverinë e Kosovës e as të Shqipërisë për këtë gjendje, por kryekëput gjendjes jo të mirë të shqiptarëve i kontribuojnë partitë politike në Luginë. Duke akuzuar qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë se nuk është duke u interesuar për shqiptarët në Luginë të Preshevës, nënkryetari Kuvendit Komunal të Preshevës Muhamed Mustafa, nga radhët e Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), ka potencuar se politika shqiptare në Luginë gjithherë është duke menduar se mos po i pengojmë proceset integruese në Kosovë e Shqipëri duke i kërkuar që ata të bëjnë presion në qeverinë serbe. Për dallim nga përfaqësuesi i PVD-së, BDL mendon se ka unitet duke kërkuar që ky unitet të vazhdojë edhe më tutje, por duke kërkuar që të dilet me një politikë të përbashkët e jo një qëndrim ta kenë pushtetet lokale kurse një tjetër Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ndërsa, nga ana tjetër për mos unitet ka folur nënkryetari i RD-së Naser Nuredini. Ai ka shtuar se qeveria serbe është duke i shantazhuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me numrin e banorëve, transmeton Titulli. Nuredini thotë se “ne nuk mund t’i zgjidhim problemet me qeverinë serbe kështu të vetmuar”, duke aluduar në mbështetjen e drejtpërdrejtë të Kosovës e Shqipërisë. Ndërsa, sa i përket numrit të banorëve, edhe kryetari degës së Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Preshevë Naser Aziri, tha se Serbia po tallet edhe para bashkësisë ndërkombëtare duke thënë se në Jug të Serbisë jetojnë vetëm 3.000 shqiptarë. Ai tha se duke u bazuar në këtë numër janë zvogëluar në mënyrë drastike edhe mjetet e Këshillit Kombëtar. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Reshat Neziri gjatë këtij emisioni debatues ka thënë se politika shqiptare në Luginë të Preshevës seriozisht duhet sqaruar popullit se a janë për bashkëngjitje me Kosovë apo jo, dhe jo në këtë mënyrë vetëm për interesa politike të deklarohen se jemi për bashkëngjitje me Kosovë. “Kryeministri Daçiq haptas po kërkon ndarjen e Kosovës ndërsa përfaqësuesit politikë në Luginë dalin me lloj lloj qëndrime” , tha Neziri. Sipas tij, deri në këto momente vetëm PDSH ka dal publikisht me qëndrimin se Lugina kërkon bashkëngjitje me Kosovën. E kjo nga PVD dhe UDSH u quajt retorikë. Nader Sadiku dhe Naser Aziri thanë se edhe partitë e tyre janë për bashkëngjitje me Kosovën por nuk është nevoja që edhe publikisht të deklarohen e vetëm se me thënë fjalë si PDSH. Ndërsa, Reshat Neziri duke mbrojtur qëndrimin e PDSH-së tha se bashkimi me Kosovën është kërkesë e vet qytetarëve të Luginës së Preshevës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Lideret-sllavica.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoc: Prezantohet Kodeksi i Gazetarëve të Serbisë
“Elhan Komerc”, me ofertë që nuk refuzohet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration