Kush e financoi lapidarin?
Lokale

Kush e financoi lapidarin?

24.Jan.2013 09:15
0
Skulptori serb Sasa Ilic nuk e mendoi kurrë se një nga krijimet e tij do të ishte kaq i famshëm - ose kaq kontrovers. Monumenti u ngrit nëntorin e shkuar, përballë Komunës së Preshevës në jug të Serbisë, si pjesë e festimeve për ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe u financua nga shoqata e diasporës së shqiptarëve me bazë në Zvicër. “Klientë të ndryshëm më kontaktojnë. Nuk jam tradhtar dhe kjo ishte e gjitha pjesë e punës sime”, tha Ilici. Një monument prej guri për ish-luftëtarët shqiptarë, i dizajnuar nga skulptori serb, Sasa Ilici, dhe që u vendos në qytetin e Preshevës është bërë fokus për një grindje të hidhur mes shqiptarëve dhe qeverisë së vendit, duke rritur tensionet etnike në jug të Serbisë. “Nuk e dija se ku do të vendosej monumenti, përndryshe nuk do ta kisha pranuar këtë punë”, tha Ilici, për stacionin lokal Radio OK. Ilici është një serb nga qytetit i vogël i Vlasotinces, por monumenti që ai dizajnoi përkujton luftëtarët shqiptarë, të vrarë gjatë luftimeve ndaj forcave serbe gjatë një konflikti të përgjakshëm dhune në vitin 2000./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-presheve3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoci pjesë e Odës Ekonomike të Kosovës (foto & video)
Beqiri: Na tradhëtuan, ishim afër marrëveshjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration