Kurti: Kur flitet për Asociacionin, të flitet edhe për komunat me shumicë jo serbe në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se integrimi në NATO është jetik për sigurinë, por duhet punuar me katër shtetet mosnjohëse që janë pjesë e NATO-s.
Ai tha në Kuend se sa herë që flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kosova të flasë për komunat me shumicë jo serbe në Serbi.
“Është mirë që këtë ta theksojmë sa herë flitet tema e Asociacionit. Me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë e ka shkelur atë marrëveshje. Iu dërgoi letra 5 shteteve mosnjohëse dhe u tha mos e pranoni aplikimin e Kosovës në BE. E ka shkelë pikën e 14-të, Marrëveshja e ‘Zajednicës’ është në kuadër të marrëveshjes së 19 prillit”, deklaroi Kurti.
Sipas kryeministrit, nuk është lajm i mirë mosmbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit, por ai tha se ato nuk u mbajtën për shkak të dy rreziqeve, daljen e ulët në zgjedhje dhe incidentet e serbëve.
“Problemi kryesor në veri nuk është mosmbajtja e zgjedhjeve, por mossundimi i ligjit...Natyrisht që unë e ndaj brengën me ju që nuk u mbajtën zgjedhjet por ka një brengë më të madhe se ajo”, tha Kurti.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-kuvend.jpg): failed to open stream: No such file or directory