Kurti: Buxheti për Luginën kurrë më pak se 2 milionë euro nuk do të jetë
Tash e tutje buxheti për Luginën e Preshevës nuk do të jetë kurrë më pak se 2 milionë euro, tha Kryeministri Albin Kurti, në pyetje parlamentare në seancën e fundit të Kuvendi të Kosovës.
Ai i rikujtoi pyetjev të deputetëve se për 20 vjet qeveritë e mëparshme të Kosovës e të Shqipërisë kanë ndarë vetëm 480 mijë euro, as çerekun e shumës që qeveria tash për një vit e ka ndarë për Luginën.