Kujdes, fishekzjarret të rrezikshme (Foto)
Nxënësit e shkollës së mesme teknike "Presheva", profili i mjekësisë ka në ndërmarrë aksion për vetëdijesimin e rinisë dhe popullatës në përgjithësi, rreth pasojave që ka përdorimi i mjeteve piroteknike.Nxënësit mantel-bardhë, aksionin “Kujdes fishekzjarret”, me shpërndarjen e materialit informues (posterave, broshurave), e bënë të mërkurën në oborrin e shkollës së mesme teknike “Presheva” dhe gjimnazin “Skënderbeu”.
Përmes këtij aksioni nxënësit maturantë njoftuan rreth rrezikut që sjell përdorimi i mjeteve piroteknike.
“Disa prej problemeve shëndetësore që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike janë: lëndimet si dhe gjymtimi trupor, problemet kardiovaskulare, dëmtim i dëgjimit, humbja e shikimit, shkaktim i frikës, stresit, ndikime psiko-sociale dhe të ngjashme. Mjetet piroteknike janë mjete të rrezikshme të cilat në shumë raste mund të ndikojnë në krijimin e një ambienti jo të sigurt në vendin ku ato përdoren”, njoftonin maturantët, transmeton Titulli.
Mëtej theksohet se me përdorimin e këtyre mjeteve gjatë festave të fund vitit, në rrethana të ndryshme janë shkaktuar pasoja shëndetësore dhe psikologjike të cilat kanë ndikuar në krijimin e një ambienti mjaftë kaotik.
Aksioni “Kujdes fishekzjarrëve” është organizuar nga shkolla e mesme teknike “Presheva” si dhe Zyra për të Rinj nga Presheva. /Titulli.com/