Kthehen kolonat te Dheu i Bardhë, Merdar, Muçibabë
Lokale

Kthehen kolonat te Dheu i Bardhë, Merdar, Muçibabë

03.Jan.2015 14:18
0
Policia e Kosovës bën me dije se në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, edhe sot ka pritje dhe kolona me intervale të ndryshme kohore, varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës.

Policia ka shtuar personelin e kontrollit kufitar për të përshpejtuar procedurën, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Siç njofton PK-ja, në pikën kufitare në Merdar qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem, përderisa kolona në dalje për momentin është rreth 800 - 900 metra dhe pritjet janë nga 1 orë deri në 1.30 min.

Te Dheu i Bardhë - Konçul (Komuna e Bujanocit), po ashtu në dalje ka kolonë deri 1.5 km dhe pritjet zgjasin nga 2 deri 3 orë, ndërsa në Muçibabë - Preshevë ka më pak pritje ku kolona është deri në 300 metra dhe pritje deri në 25 minuta.

Në Mutivod - Medvegjë, po ashtu qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem dhe pritje nuk ka, e në Jarinje qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem pritje nuk ka, sikurse edhe në Bernjak, ku qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem pritje nuk ka. /Titulli.com/

Qytetarët mirëpresin autostradën Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë - Luginë (Video)
2014-a, vit i degradimit të shqiptarëve në Luginë (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration