Kryetarja e Preshevës përshëndet vendimin për hyrje-dalje pa 3 vaksina në Kosovë
Lokale

Kryetarja e Preshevës përshëndet vendimin për hyrje-dalje pa 3 vaksina në Kosovë

03.Feb.2022 19:44
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar në lidhje me propozim-vendimin e fundit që të merren masa lehtësuese në lidhje me masat anti-COVID në Kosovë.

Sinani ka bërë të ditur se është njoftuar sot nga ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi, se për hyrje-dalje në Kosovë nuk nevojitën më tri vaksina dhe as test PCR me dy doza.

“Uroj që ky propozim i sotëm të bëhet nesër vendim. Falënderoj autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh adresimin e shqetësimit tonë si Komunë e Preshevë”, ka shkruar Sinani në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se njëra ndër masat më të kritikuara të qeverisë, ka qenë ajo hyrje-daljeve në Kosovë, ku autoritetet vendase kërkonin që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë t’i kenë të tri dozat e vaksinës, ose dy doza dhe test PCR negativ.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration