Kryetari i LR – PDSH, Sami Salihu: Me Kurtin do të jemi në buxhetin e Kosovës
Lokale

Kryetari i LR – PDSH, Sami Salihu: Me Kurtin do të jemi në buxhetin e Kosovës

07.Oct.2019 13:33
0

Kryetari i LR – PDSH-së gjatë ditë së sotme ka uruar fitoren e Partisë Vetëvendosje në Kosovë të Albin Kurtit. Në një intervistë për Titulli.com Salihu thotë se ky ndryshim do të reflektohet edhe në Luginë të Preshevës që sipas tij do të akordohet edhe në vijën buxhetore mjete për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. 

Sipas Salihut, Vetëvendosja ka plan konkret për Luginën e Preshevës dhe se Kurti është i hapur për të gjitha mundësit e bashkëpunimit.

“Deri më tani qeveritë para ardhëse që kanë qenë është parë qartë se cili ka qenë interesimi i tyre për Luginën e Preshevës. Kurse me qeverinë e zotit Kurti dhe së bashku me LDK-në do të kemi gjëra konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve por edhe në por edhe ndihma. Një plan konkret për Luginën edhe që është zotuar zoti Kurti.

 Se cilat do të jenë masat në lidhje me planin, ai tashmë është deklaruar haptazi. Kurse sa i përket çështjes së vendimmarrjes politike, ai ka deklaruar vazhdimisht se janë të hapura të gjitha mundësit varësisht se si do të rrjedhe çështja e dialogut. Ajo që është e rëndësishme është që do të kemi ndihmë konkrete dhe nuk përjashtohet mundësia që Lugina e Preshevës vij buxhetore Republika e Kosovës. Do të akordohen fonde direkte.

Kështu që e ndajë në dy çështje, dialogu që të ketë qasje konstruktive e zotit Kurti dhe çështjen praktike që do të prekin jetën e qytetarëve në Luginën e Preshevës” – tha Salihu për Titulli.com.

 Kurse ndryshimet që bënë në Kosovë qytetarët duke e vënë të parën parti VV nga ajo që ishte në opozitë thotë se është një trend në gjithë Ballkanin dhe me gjasë që do të shihen edhe në vende të tjera. “Është një trend thuajse ballkanik edhe më vjen mirë që Kosova e ka marrë pishtarin të një gjenerate të re, të pa korruptuar të cilët përveçse janë të arsimuar e të formuar por kanë edhe një shpresë që do të jetë edhe një valë goditëse në gjithë rajonin si shprehje e një brezi të ri në politikë” – tha kryetari i LR – PDSH-së, Sami Salihu.

Salihu një ashtu sot përmes një postimi në fb i ka uruar Vetëvendosjes për fitore.

“Një shembull ideal për vendet e rajonit për funksionimin e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar. Mbrëmë para së gjithash fitoi Kosova, demokracia e saj dhe vullneti i lirë.
Qytetarët e Kosovës na frymëzuan të gjithë që me pjesëmarrje masive e të dinjitetshme suksesi politik është i arritshëm. Mbremë u rikonfirmua që Republika e Kosovës, qytetarët e saj, me menyrën e menaxhimit të zgjedhjeve, janë pjesë e familjes evropiane dhe që ka një demokraci funksionuese. Siç dhe vet Albini tha "Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!", urim i veçantë i shkon dhe Albinit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për këtë fitore të merituar. Urime Albin, Urime Vetëvendosje, Urime Kosovë!” – postimi i LR – PDSH-së.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ami-salihu-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryetari i komunës, Shaip Kamberi: Opozita, akuza të pa baza  
Aliu: Vëmendja e një miku të madh dhe të rëndësishëm të Shqiptarëve siç janë SHBA-të
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration