Kryetari Mustafa ngushëllon ambasadoren e Francës, Christine Moro
Lokale

Kryetari Mustafa ngushëllon ambasadoren e Francës, Christine Moro

14.Nov.2015 17:53
0
Kryetari i Komunës së Preshevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi ambasadores së Francës në Beograd, Christine Moro.

Me ngjarjet tragjike të së premtes, të shënuara në kryeqytetin francez, në Parisë, është solidarizuar edhe kryetari i Komunës së Preshevës, i cili ngushëllon trupën diplomatike të këtij shteti në Serbi, transmeton Titulli.com telegram ngushëllimin:

E nderuara Ambasadore, Christine MORO 

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ngjarjen tragjike të 13 nëntorit ku si pasojë e sulmeve të organizuara terroriste në Paris, humbën jetën qindra qytetarë të pafajshëm dhe u plagosen dhjetëra të tjerë.

Mendimet tona, sic thuhet, prej mbrëmë janë drejt qindra viktimave dhe të lënduarve  nga aktet e rënda terroriste, me familjet e tyre dhe me qytetarët  e Republikës së Francës. Sulmet në Parisë janë sulm ndaj gjithë njerëzimit. Askush nuk ka të drejt ta marrë paqen, qetësinë  dhe sigurinë e qytetarëve kudo që jetojnë.

U japim mbështetje të fuqishme Juve, Presidentit  të Francës si dhe gjithë qytetarëve për tejkalimin e kësaj situate të rënd në vendin tuaj.

Më lejoni që në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare  t’ Ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta, Juve, Presidentit, qeverisë dhe familjarëve të viktimave të 13 nëntorit. Shpresoj që qytetarët e plagosur të shërohen sa më shpejt dhe ti kthehen të dashurve të tyre. Ju shpreh mbështetjen time të sinqertë dhe morale si dhe solidaritetin lidhur me situatën që tronditi jo vetëm Francën por të gjithë botën.

Preshevë, 14 nëntor2015                                                              

Me respekt,
Dr.Sc.Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së, dhe i
Komunës së Preshevës
Deputeti Kamberi: Ka përparime në Luginë, duhet më shumë punë për përfaqësim institucional brenda Serbisë
Deputetët e Shqipërisë vizitojnë Luginën (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration