Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, uron qytetarët
Lokale

Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, uron qytetarët

03.Nov.2014 14:28
0
Të nderuar zonja dhe zotëri, të nderuar shqiptar. Në emrin tim personal si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, dua t`ju uroj dhe falënderoj për një kulturë të lartë demokratike që treguan të gjithë shqiptarët në Serbi e në veçanti shqiptarët e Luginës së Preshevës në një proces elektoral për KKSh-ë.

Shkruan: Galip Beqiri – Kryetar i KKSh-së

Procesi zgjedhor për KKSH-në përfundoi. Ky proces dëshmoi se ka më shumë shqiptarë se sa pretendohet nga Enti i Statistikave të Serbisë 5.806 edhe pse një dalje në nivele shumë të ulta treguan potencialin demokratik si popull. Përkundër pengesave dhe obstruksioneve nga pushtetet lokale (Preshevë, Bujanoc) me Listën e veçant zgjedhore, ku një numër i madh nuk ishin të regjistruar, mos dërgimi i ftesave për votim, ndryshimi i vendbanimeve të votuesve ishin ndër problemet e evidentuara. Andaj, dua që të falenderoj të gjithë votuesit e Koalicionit për të Drejtat e Shqiptarëve (ku isha edhe bartës i listës), por edhe votuesit e listave të tjera.

Numri i votave që mori Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve (PVD-UDSH) 5.788 kundrejt 5 partive politike rivale (Në dy koalicione: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar 4.911 vota dhe Partia Demokratike Dr.Sc. Nagip Arifi 3017 vota) shpreh një mbështetje të madhe për punën dhe kontributin në këtë periudhë 4 vjeçare të hedhjes së themeleve të institucionit të vetëm shqiptarë në Serbi, të rrespektuar e kredibil si nga bashkësia ndërkombëtare, institucionet e shtetit dhe së fundmi edhe nga vetë politikanët shqiptarë që kishin kundërshtuar deri pak ditë para zgjedhjeve. 

Është imperativë për këtë institucion që të përfaqësoj interesat e shqiptarëve në Arsim, Kulturë, Informim e Përdorim Zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj. Këshilli Kombëtar Shqiptar për këtë kohë jo vetëm që ka qenë promotor e përfaqësues i të drejtave të shqiptarëve mbrenda sistemit por njëkohësisht ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare e në veçanti me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, atëher kur ka munguar mbështetja e komunës së Preshevës dhe Bujanocit ndaj këtij institucioni. Pjesëmarrja e të gjitha subjekteve politike më bënë të besoj se nuk do të jetë ky rast  në të ardhmen. Guximi dhe vendosmëria në vizionin tonë për të themeluar e ndërtuar institucione të shqiptarëve më në fund edhe u përjetësua. Kjo më bënë edhe më krenar në përcaktimet tona politike e strategjike.

Shpresoj se konstituimi i formatit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku edhe më tej do të jap kontributin tim, do të vazhdoj rrugën e filluar për të realizuar të drejtat e shqiptarëve nga kompetencat përkatëse.

Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të konstitutohet në ditët në vijim, i dëshiroj shumë sukses dhe i dëshiroj që sa më shpejt të realizojnë premtimet që kanë shpalosur para elektoratit. 

 

Marrëveshjet paraprake mundë të "hapin"pazaret për qeverisjen e ardhshme komunale në Bujanoc
KRZ shpalli rezultatet, fitore e brishtë e pesë partive! (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration