Kosova, ky shtet privat !
Vështrime

Kosova, ky shtet privat !

30.Oct.2012 13:25
0
Kosova nuk mund të pretendojë të jetë një shoqëri demokratike nëse, ndër tjerash, nuk janë në rolin e tyre të duhur partitë politike, qytetaria aktive e angazhimi i brendshëm ndërkombëtar, si bartës e akterë të proceseve të rëndësishme në të cilat ka kaluar, po kalon dhe do të kalojë Kosova. Shkruan: Muhamet HALILI Subjektet politike: Spektri politik i Kosovës, përfshirë të gjitha nivelet, vuan për demokraci të brendshme, pavarësisht politikanëve që nuk e pranojnë një gjë të tillë, apo disa e pranojnë mungesën sipërfaqësore të kësaj çështje të rëndësishme përbrenda subjektit të tyre, por edhe atëherë gjendet fajtori shfajësues, duke u përmendur periudha e tranzicionit në të cilën po kalon Kosova. Si rezultat i mungesës së kësaj demokracie brenda subjekteve politike, kemi subjekte lideriste të cilat qysh në fillim e nisin prapthi punën e tyre, qysh me “targetimin” e anëtarit të mundshëm, që bëhet me “njet” të keq, duke u kërkuar kështu, më shumë ai që e jep “trurin me qira” për politikanin udhëheqës, sesa ai që ka vlera, për ta shtyrë programin partiak përpara, e i cili do të shkrihet në angazhimin e tij, në të mirë të zhvillimi të shoqërisë, në të gjitha segmentet e jetës. Pra, “bossat” e partive politike nuk e çmojnë qytetarin për njerëzoren e tij, për aftësitë intelektuale që i ka, por thjesht matja e tij bëhet me atë se çfarë ai bënë, apo do të bënë për partinë, për parinë e saj, apo për liderin e partisë. Pra, kërkohet ai që nuk është i shurdhët, por nuk dëgjon tjetër gjë jashtë partisë, ai që nuk është i verbër, por nuk sheh tjetër veçse çfarë sheh partia dhe ai që nuk është memec, por ja ka lënë në dorë partisë të flet në vend të tij. Kjo bënë pastaj që në strukturat drejtuese partiake, në të gjitha nivelet, të mos vijnë në shprehje ata që realisht do të drejtonin subjektet e tyre konform statuteve të tyre dhe do të vepronin drejt realizimeve të platformave programore që i kanë,  por të vijnë ata që përfitimi individual a grupor është qenësorja pse angazhohen, duke harruar kështu mirëqenien e qytetarit,  shtetin, demokracinë. Po ashtu, mungesa e profilizimit të qartë të partive politike, koalicionet joparimore që bëhen, i djathti me të majtin, liberali me konservatorin..., pastaj kalimi nga një subjekt në tjetrin, duke përfshirë këtu edhe udhëheqës politik, deputetë, këshilltarë komunal, kryetar dege.... si dhe rënia e përhershme e daljes së qytetarëve në zgjedhje, janë tregues më të mirë se fatkeqësisht skena politik e Kosovës dhe vet Kosova në përgjithësi vuan nga mungesa e shkallës së duhur të demokracisë. Dhe nëse shohim diku-diku, përpjekje për të nxitur demokraci të brendshme, dialog demokratik dhe transparencë të domosdoshme, edhe atëherë këto përpjekje, në të shumtën e rasteve nuk janë parimore, nuk është një luftë e sinqertë për demokraci të brendshme partiake , por thjeshtë janë këto “shpërthime” në sipërfaqe, të sherreve brenda “familjes së mbyllur”,  si rrjedhojë e asaj kur dikujt tentohet t’i merret luga në tryezën e përbashkët, apo edhe kur dikush do vend më të mirë në tryezë, ma afër gjellës kryesore. Kjo më ngjason në ngjarjet e atyre filmave, ku plaçkitësit  kryejnë plaçkitje spektakulare të një banke me siguri të lartë dhe për çudi, po thuajse në të gjitha rastet, ata nuk kapen si rrjedhojë e aftësive të forcave të rendit, pra profesionalizmit të tyre për ta kapur kriminelin, por thjesht plaçkitësit, pas aktit të kryer, bien pre e lakmisë së tyre më të madhe, duke bërë që ata ta godasin njëri tjetrin,  pra vet vetën e tyre, për të përfunduar  puna keq për ta. Por, a ka rrugëdalje nga kjo situatë?. Gjithsesi po. Vetëm duhet të instalohen format e njëmendta demokratike të organizimi partiak. Të tilla që nuk do të lejonin fuqi absolute për individë, për liderë, nuk do të lejonin privatizim të partive, nga një grup a klan i caktuar, nuk do të shmangnin përgjegjësitë e dala nga dokumentet partiake, por do të pamundësonin që individët, grupet e klanet e caktuara t’i hartojnë ato sipas nevojave të tyre, me dykuptimësi, apo edhe t’i keqinterpretojnë ato më pas. Nevojiten subjekte politike të atilla ku dialogu i brendshëm instalohet  si standard i funksionimit, ku mendimi ndryshe është element  prosperues për atë subjekt e jo përçarës apo stagnues.  Ku alternativat e ofruara nuk shihen si atakime ndaj njërës palë apo tjetrës, por si ide progresiste që duhet përqafuar nga të gjithë. Fatkeqësisht ndodh që kur te kemi  hapje të tillë, ato kuptohen si dallime të cilat nuk mund tejkalohen e të mbahen nën ombrellën e një partie, dhe se ky ndryshim krijon pastaj ndarje, me këtë edhe subjekte të reja, duke bërë që nga një parti të bëhen më shumë parti. Folur në vija të trasha, shembull i mirë i demokratizimit të partive mund të ishte kufizimi i mandateve udhëheqëse, ku jo domosdoshmërish lideri duhet të jetë i përjetshëm, i pazëvendësueshëm. Pastaj eliminimi i posteve të shumëfishta, heqja dorë nga anëtarësimet masive, ku patjetër duhet secili mbështetës të ketë edhe librezë partiake, sepse kështu pasivizohet roli i tyre qytetar. Strukturimi i partisë të bëhet në atë mënyrë duke i dhënë vendin e merituar, që u takon, edhe të rinjve edhe gruas, duke qenë edhe ata vendimmarrës, e jo si që janë aktualisht, dekor përmes forumeve demode. Po ashtu edhe për anëtarin e thjeshtë aktiv, jashtë strukturave të larta të partisë, të krijohen mekanizma që të jetë pjesë e vendimmarrjes duke qenë në vazhdimësi aktiv, e jo vetëm kur nevojitet të jap votën. Pastaj, duke legalizuar fraksionet e mundshme brenda partiake, e mbi të gjitha duke shmangur praktikat e deritanishme si bëhen listat zgjedhore, por duke lejuar një garë të brendshme zgjedhore edhe për këtë çështje. Po ashtu decentralizimi i degëve në raport me qendrën dhe fuqizim i rolit të përkrahësit në bazë, do të ishte një e mbarë, drejt funksionimit demokratik të subjekteve politike kosovare. Qytetaria aktive: Qytetaria i bënë partitë e jo partia qytetarinë. Kosova më shumë se kurrë, ka nevojë për një qytetari aktive dhe të sinqertë. Fatkeqësisht kjo i mungon dukshëm Kosovës. Ndryshim i kësaj gjendje është domosdoshmëri. E për t’u bërë ndryshime pozitive duhet nisur secili nga vetja. Secili ka përgjegjësinë individuale për të ndryshuar diçka që nuk shkon në këtë shoqëri. Qytetari sot është politizuar tejmase.  Pse patjetër duhesh të kesh librezë partiake ?. Pse patjetër duhesh të identifikohesh si anëtar i një subjekti?. Pse të mos jesh vetëm mbështetës i momentin i një subjekti politik. Po që se vazhdon të besosh në atë subjekt, dhe vlerëson që po punon mbarë, askush nuk të ndalon të vazhdosh tutje mbështetjen për të, por mos e gris asnjëherë, ama asnjëherë, kartën e ndëshkimit, kartën e ndryshimit, nëse vlerëson se nuk po shko diçka mirë. Fushatat politike: Kosova si duket është i vetmi shtet ku lojën “fluturoj, fluturoj...” po e luajnë të rriturit. E kjo më së mirë shihet në fushatat zgjedhore.  Është koha e fundit e ndërgjegjësimit qytetar, për të kuptuar që politikani ka përgjegjësi ndaj tij, e jo që qytetari të jetë i nënshtruari i tij. Se oferta që bëhet nga politika, duhet shqyrtuar nga votuesi, seriozisht dhe premtim për premtimi. Ajo duhet të ketë patjetër edhe klauzolat e përgjegjësive, se politikani në ofertën e bërë duhet “qitur gisht”, si garanci e realizimit të asaj oferte, dhe përgjegjësitë që do t’i i merr në rastin e mospërmbushjes. Faktori ndërkombëtar: Kur jemi te ndërkombëtarët, seç m`u kujtua një përkufizim interesant për diplomatin: ”Diplomati është personi i thirrur për t’i zgjidhur problemet, të cilat probleme nuk do të ekzistonin po të mos ishte diplomati”. Si rutinë është bërë që ndërkombëtarët rreshtohen përkrah të fortit, përkrah atyre që për momentin e kanë shumicën, i kanë “gishtat”(votat) e jo domosdo pro demokracisë. Dhe nuk e kanë fare problem të ndërrojnë anë, nëse ndryshon edhe fuqia te subjektet politike. Orientimi i tyre ndërron me orientimin e mbështetësve shumicë të një force. Ata janë gjithnjë me të parin. Thjeshtë, ata duan ekzistimin e problemit që i mbanë ata këtu, por duan edhe rahati përgjatë kryerjes së misionit të tyre. Fundi:  Nuk mund të paramendohet ndërtimi i organizmave politik,  a apolitik, i  institucioneve funksionale, i një shteti të fuqishëm, pa njerëz të denjë. Pa ata që interesin e përgjithshëm e vendosin para një interesi personal. Të tillë që e shohin vendi e tyre me një fotografi reale, ashtu siç është dhe mbi këtë bazë bëjnë angazhimin e tyre. Kosova, fatkeqësisht sot më tepër i ngjanë një shteti privat. Do të doja të thosha e besoja se Kosova nuk është as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit, as e Isa Mustafës, Bajram Rexhepit, Ramush Haradinajt, a Albin Kurtit .. e ambasadorëve të ndryshëm që janë në Kosovë, por është e qytetarëve të saj, megjithatë, sot për sot, për fatin tonë të mjerë, Kosovën e kanë privatizuar ‘të fortit’!. /autori është themelues i Portalit të Lajmeve Lokale për Rajonin e Gjilanit 2LONLINE.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/Muhamet-Halili.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Individualizmi i shqiptarëve: Një kontekst problematik social
Jehona e Monografisë së Gjilanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration