Vështrime
Jehona e Monografisë së Gjilanit
Kohë më parë ndoshta dhe një vit në cilësinë e një dashamirësi profesional, kam pasur një shkrim lidhur me vonesën e botimit të Mografisë së Gjilanit. Duke pasur parasysh se ajo sot është në diskutim publik, dhe njëkohësisht duke parë se shumë intelektual / njerëz të artit, dhe të tjerë gjilanas i janë vënë mbi kokë, para, mbrapa e anash këtij draft-punimi deshta të jap kontributin tim modest.
Shkruan: mr. sc Qazim Azizi;
Hedhja në diskutim publik i monografisë nga “ Hartuesit” është një hap i mirë-menduar dhe të gjitha kritikate fjalët që bëhen nga lexuesit e saj, nuk duhet të keqëkuptohen apo të merren si të qëllimshme.
Së pari, unë mendoj se, “Monografia..”është e fshehur pak pas “emrave të mëdhenj”, intelektualëve të shquar të Gjilanit me rrethinë, sepse me këtë rast duke parafrazuar A. Stipçeviq ai thot; “Monografinë nuk e bëjnë akademikët, ajo nxirret nga përditshmëria e ndodhive në kohë apo hapësirë, atë e bëjnë njerëzit që kanë përcjellë ngjarje dhe breza”. Prandaj, duke soditur nëpër të, vërehet se; pjesë a ngjarje të saj siç janë të thëna, nuk identifikohen dhe nuk njihen plotësisht nga gjilanasit, që do të thotë që rrëfime të saj ata nuk i kanë dëgjuar as njohin as i ndjejnë si të Gjilanit. Një qytetar i thjeshtë që ka jetuar më shumë se 50 vjet në këtë qytet a rrethinë, ajo i duket si e panjohur duke pasur parasysh se monografia lexohet, shikohet, dëgjohet e komentohet edhe nga njerëzit e thjeshtë.
Së dyti, ajo, nuk është balancuar në mënyrë të barabartë nëpër fusha, lëndë dhe materie, ku pjesë të saj herë-herë janë përforcuar qëllimisht duke u stërmbushur me komente e shënime të shumta dhe duke shkuar në hollësi të lëndës, e pjesë tjera të saj janë lënë të pa përshkruara barabartë, apo janë përmendur sipërfaqësisht duke e ulur pjesërisht trajtën e veprës / Monografisë.
Së treti, mund të thuhet se pjesë, ngjarjet e ndodhitë më të hershme të qytetit me rrethinë të plota, më vërteta e më të faktuara, do të mund të gjendeshin të themi lirisht në arkivin fotografik të “ Foto-Fari” e askund nuk janë a shihen në “Monografi...”. Kështu duke pasur parasysh edhe faktin se Gjilani me rrethinë, që nga e kaluara e deri ditët tona ka qenë një qytet me komunitete të përziera njerëzish e kulturash, veprimtarish, e zeje të ndryshme, me shekuj ka pasur një shumësi të racave dhe qarkullim të mallrave e njerëzve, aty nuk janë paraqitur në formën më të mirë të duhur.
Monografi moderne, tendencat e saj
Ky publikim, format dhe forma e “Monografisë” i ngjan më shumë formateve të viteve 80-90. të shekullit që iku. Forma e formati i shkrimeve nuk ka evoluuar, prandaj në këtë rast duhet të shikohet e krahasohen me format e Monografive moderne, monografia, duhet të ketë edhe tekst fonik dhe vizual sepse jetojmë ne shekullin digjital, kjo kështu, është jomjaftueshmëm e gatshme për botim, për të mos thënë e dobët krahasuar me modelet e monografive moderne. Pjesë të saj që lidhen me profesionin tim si bibliotekar si dhe çështjet e kulturës dhe gjuhës më shumë i ngjajnë një njohtimi a raporti vjetor se sa shkrimeve për monografi. Syrit të mprehtë të një monografi, një lexuesi a profesionisti që përditë ka në dorë një monografi a vepër tjetër kjo formë shkrimi i le shumë për të dëshiruar.
Së katërti, “Monografia..” është përplot histori e që duhet edhe të jetë, por, sipas mendimit tim është e mbipopulluar me ngjarje historike, shpesh herë të egzagjeruara, të cilat do të mund të paraqiteshin edhe me mënyra tjera si psh.: fotoja, pjesë foljore të njerëzve që i kanë ecur e provuar ngjarjet dhe janë pjesëmarrës të tyre, forma vizuale në Cd-rom apo formë digjitale etj.
Së pesti, në cilësinë e njohësit të monografive nga ana e ekspertizës biblotekare mund të thuhet se si lëndë, ajo hyn në grupin e posaqëm të veprave shkencore që kanë përshkrim të posaqëm bibliografik, që ata, ekspertët e bibliotekave / bibliografët e njohin me një emërtim të posaqëm internacional si ISBD (M) dhe do të thotë: (Standardi Ndërkombëtar i Përshkrimit Bibliografik për Monografi) dhe sipas tyre ajo pra, monografia është vepër shkencore ose vepër serioze publiko- shkencore e cila eksplicivisht dhe gjithanshëm trajton një problem, ndonjë çështje ose ndonjë lëndë, trajtohet një regjion, qytet, institucion, jeta dhe vepra e ndonjë shkencëtari a shkrimtari, piktori a ndonjë politikani dhe krahas kësaj vlerësohet jo vetëm puna e tij, por edhe periudhat ose drejtimet e veçanta politiko-shoqërore që i ka takuar. Pra, monogrfia e trajton në mënyrë të detajuar një temë të posaçme e cila është në vazhdim e sipër. Qëllimi i ISBD(M) është të përcaktoj përmbajtjen e shënimeve të publikimit monografik, të përcaktoj renditjen e elementeve dhe sistemin standard të inkorpurimit në shënime. Zakonisht kur bëhet përshkrimi bibliografik i burimeve të saj, të dhënat ndahen në tetë (8) zona përshkrimi.
Duke e lexuar me kujdes monografinë, vërehen apo shquhen pjesë të saj që ndoshta pa qëllim ndoshta edhe tendencioze, materiale të cilat duhet të eliminohen a reduktohen në versionin e saj final. Këto lëshime nuk i shërbejnë për mirë as asaj si botim, as neve qytetarëve të Gjilanit as lexuesëve e as “ Gjilanit” si sponzorues të saj. Monografia, është tendencioze aq sa edhe shkrimet që bëhen për të këto ditë, ajo nuk është perfekte por ishte e domosdoshme për Gjilanin dhe të gjithë neve. Monografia do të duhej të ketë një formë të bukur, do të ishte mirë të kishte dhe një botues dhe shtëpi botuese të respektuar e serioz, përveç materialit të brendshëm cilësor monografia gjithashtu do të duhej shtypur në një letër cilësore, lidhje e kopërtina që të pëlqehen nga lexuesi.
Dhe si përfundim duke i kërkuar falje lexuesit për këtë shkrim ndoshta pak të zgjatur i cili nuk ka arrit ti thotë të gjitha për dhe rreth “Monografisë..” mundë të thuhet se ajo ka rolin e saj shumë të madh për ne për publikun e gjërë e sidomos do të ishte një dhuratë e çmuar për një turist të huaj i cili do të kishte dashur që të kishte një kujtim të mirë me rastin e vizitës dhe ikjes nga qyteti i Gjilanit.
Autori është mr sc. i Bibliotekarisë copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/gjilani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!