Korrigjimi i kufijve mundëson bashkimin e Mitrovicës dhe futjen brenda Luginën e Preshevës?
Lokale

Korrigjimi i kufijve mundëson bashkimin e Mitrovicës dhe futjen brenda Luginën e Preshevës?

15.Feb.2019 00:08
0

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se me anë të skenarit të korrigjimit të kufijve, do të ndodhë përfundimisht bashkimi i Mitrovicës.

Këto deklarata, Çollaku i dha për herë të parë në Zona e Debatit, ndërsa potencoi se kanë indikacione që Serbia do të pranojë idetë për marrëveshjen finale, njofton Klan Kosova.

”Gjermania nuk është në konflikt as në mospajtim me SHBA-të, sa i përket marrëveshjes finale”.

”Jemi të bindur që në këtë skenar Serbia do ta njeh shtetin e Kosovës, do të mund të riparojmë një gabim historik të shqiptarëve që jetojnë përtej kufirit të Kosovës, dhe do t’arrijmë të fusim brenda kufirit të Kosovës, Luginën e Preshevës”.

”Me këtë skenar e them sonte për herë të parë, nëse dikujt i intereson vërtetë dhe ka punuar ndonjëherë që Mitrovica si qytet i ndarë sot në dy komuna të bashkohet ndonjëherë, mundësia për ta bashkuar Mitrovicën si një qytet të vetëm brenda kufijve të Kosovës, është korrigjimi i kufijve”.

”Ky është thelbi i këtij skenari të korrigjimit. Nëse Ekipi Negociator ka atë aftësi për të bindur Serbinë pa këto skenare atëherë le të vazhdojnë”.

”Dikujt kjo mund t’i tingëllojë keq por ne jemi profesionist. Dikush mund të bëhet emocional kur përmenden kufijtë, e kemi rastin me Malin e Zi, ishin në gjendje me djeg por në fund doli që Kosova s’humbi asnjë pjesë tokë”.

”Mos të krijohen iluzione të tilla që të gjithë na duan ne e Serbia të gjithë i ka kundërshtarë. Presidenti Trump edhe secili njeri i përfshirë në negociata të tilla e di se ky proces duhet të ketë një fund”.

”Akterët janë në vendin e duhur, liderët vendimmarrës janë në vendin e duhur por edhe presioni është mbi vendin e duhur”.

”Nuk e dijmë a pranojnë apo jo pala tjetër, por kemi indikacione që mund të pranojë. Kuvendi ua ka dhënë mandatin. Nëse ndodh korrigjimi do të kemi funksionalizim të shtetit të Kosovës. Do të ketë një zvogëlim të kompetencave që iu janë garantuar serbëve”.

”Asnjëherë nuk është diskutuar me palën tjetër për këtë çështje. Edhe në letren e presidentit Donald Trump, thuhet se një marrëveshje e tillë duhet të jetë e balancuar”.

”Nëse do të ketë marrëveshje në skenarin e kufijve duhet të jetë e balancuar. Nëse do të ketë marrëveshje për të drejtat e njeriut, duhet të jetë e balancuar”.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/uto-harta-kosova-kufi1535832934_1536210599-42343-620x330.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Medvegja mes dy zjarreve dhe shpopullimit nga shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration