Korigjimi i padrejtësive historike bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se me kryeministrin Rama ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Gjatë ditës, ai ka takuar edhe presidentin shqiptar, Ilir Meta, derisa pasdite takon edhe përfaqësues e lartë të BE-së, Frederica Mogherni. Thaçi takon Ramën, pajtohen për hapjen e kufirit Kosovë – Shqipëri Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ama-vucic.jpg): failed to open stream: No such file or directory