Konfiskohen 396 kg duhan, ndalohen dy të rinj nga Bujanoci dhe Beogradi (Foto)
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë kanë konfiskuar 396 kilogramë të duhanit të grirë, pa dokumente përcjellëse.Pas tentimit të pasuksesshëm për të ikur, zyrtarët policor në rrugën regjionale, Vranjë –Vlladiçki Han, kanë ndaluar veturën të tipit Volkswagen “Golf 4”, me targa të Beogradit, të cilin e ngiste F.O. (1987), nga rrethina e Bujanocit, ndërsa në ulësen e përparme të pasagjerit ishte B.V. (1991) nga Beogradi.
Siç transmeton portali Titulli.com kumtesën e policisë, me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë Themelorë në Vranjë, të dyshuarve i është caktuar mbajtja, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, tregti të paligjshme.
Të dyshuarit me padi penale do të dorëzohen tek zëvendës prokurori i Prokurorisë Themelore në Vranjë./Titulli.com/