Konfiskohen 32 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar në Preshevë (foto)
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e doganës në pikën kufitare Preshevën kanë konfiskuar më shumë se 32 kilogramë marihuanë.
Për këtë rast është arrestuar MP (1972), për shkak të dyshimit se ai kreu veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të lëndëve narkotike, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Titulli.com.
Pjesëtarët e policisë Kufitare kontrolluan në skaner kamionin e tipit Volkswagen me regjistrim slloven, i drejtuar nga i dyshuari dhe gjetën 32 kg dhe 737 gram marihuanë të paketuara në 70 paketa.
Sipas policisë droga ishte fshehur në pjesën e dyfishtë të dyshemesë së kamionit.
I dyshuari po mbahet në paraburgim për 48 orë dhe përmes akuzës për penale të sillet në prokurorinë e Lartë Publike në Vrajë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amioni-foto.jpg): failed to open stream: No such file or directory