Lokale
Konçuli bllokohet, kolona pesë kilometra
Një kolonë e gjatë e automjeteve deri në pesë kilometra është krijuar në pikën kufitare Kosovë-Serbi, Dheu i Bardhë - Konçul.
[caption id="attachment_83631" align="alignleft" width="300"] Qytetarët e Kosovës duke pritur në radh për t'u pajisur me dokumentin për të hyrë në Serbi[/caption]
Mërgimtarët kosovarë të cilët kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës pas pushimeve, i kanë thënë Kohavisionit se procedura për verifikim dokumentesh për një person zgjat deri në gjysmë ore, gjë që ka shkaktuar ngecje të mëdha në qarkullim.
Sipas këtyre burimeve, Policia e Kosovës i ka thënë qytetarëve që kjo bllokadë është shkaktuar nga pala serbe.
Qytetarët janë në pritje që prej orës 4 të mëngjesit për të kaluar kufirin, por qarkullimi është pamundësuar deri në këto momente./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!