Kon: Kur mundë të hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Serbi
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur 6 persona ndërsa 196 persona rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 duke e rritur numrin e të infektuarve në 9.205, transmeton Titulli.com.
Predrag Kon, epidemiolog tha se gjendja e jashtëzakonshme mundë të hiqet relativisht shpejt nëse vlerësohet se përqindja e të infektuarëve bie nën 5% në javën e ardhshme.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq njoftoi sot se sipas rezultateve të testimit numri i të infektuarëve është rreth 3%, raporton Titulli.com.
Nga dje janë testuar 5.906 persona ndërsa 196 persona rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit ndërs ne spital janë të shtrirë 2.375 pacientë ndërsa në respiratorë janë 65 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbën jetën 6 persona, me çka si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë vdekur 185 persona dhe nga fillimi i pandemisë janë shëruar 1.379 persona./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/erbi-korona-.jpg): failed to open stream: No such file or directory