Komuna e Preshevës pret ambasadorin turk Bilgiq, kërkojnë mbështetje të projekteve
Në Preshevë ka qëndruar sot ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiq i cili takoi përfaqësuesit e komunës dhe mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për kursin e bashkëfinancuar të Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim, shkruan Titulli.com.
“Me problemet dhe kërkesat tona Ambasadori nderuar është i njoftuar tashmë, dhe kemi marrë premtime se Ambasada Turke do të kontribuoj në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Gjithashtu thuhet se me Ambasadorin kanë vizituar edhe pjesën ku do të ndërtohet parku i madh i qytetit dhe ambientin e stadiumit të Preshevës dhe sipas Arifit shpresojmë që këto 2 projekte të mbështeten nga Ambasada Turke.
Ambasadori Bilgiq së bashku me përfaqësues të TIKA-së gjatë qëndrimit në Preshevë dhe Bujanoc po zhvillojnë takim edhe me institucione tjera lokale./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/liu-bilgiq.jpg): failed to open stream: No such file or directory