Komuna e Preshevës nuk planifikon buxhet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në vitin 2023?
Kuvendi i komunës së Preshevës është duke shqyrtuar gjatë seancës së sotme mbi propozim buxhetin e komunës së Preshevës për vitin 2023.
Krahas planifikimeve tjera disa nga këshilltarët komunal nuk kanë marrë informata rreth propozim buxhetit për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2023.
Titulli.com ka mësuar se në propozim buxhetin për vitin 2023 nuk janë planifikuar mjete financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar edhe pse për vitin 2022 ishin të planifikuar 2 milion dinarë edhe pse nuk është konfirmuar kjo akoma.
Redaksia e Titulli.com ka provuar të kontaktoj me përfaqësuesit e administratës komunale për të mësuar rreth kësaj por nuk ka marrë përgjigje.
Jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se gjatë vitit 2022 nga buxheti I komunës së Preshevës ishin të planifikuar 2 milion dinarë por që nuk janë realizuar në tërësi sipas planit.
Nga buxheti I komunës së Bujanocit për vitin 2022 ishin planifikuar 5 milion dinarë për Këshillin Kombëtar Shqiptar mirëpo nuk dihet sa është realizuar në tërësi./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory