Komuna e Medvegjës ndihmon familjet shqiptare
Lokale

Komuna e Medvegjës ndihmon familjet shqiptare

28.Feb.2013 14:54
0
Me iniciativën e zëvendëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti dhe me mbështetjen e Kryqit të Kuq në Medvegjë, gjatë së mërkurës është marrë një aksion për të ndihmuar familjet skamnore. Me këtë rast është ndihmuar familja Sylejmani nga fshati Starabajë. Kryefamiljari Ajet Sylejmani i cili me bashkëshortën e tij jeton në këtë fshat është ndihmuar me gjëra ushqimore, higjienike dhe mbulesa, gjëra të nevojshme për ata. Kjo familje është vizituar edhe nga kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, Fehmi Beha, ndihmëskryetari i komunës, Ismet Zeqiri si dhe Lulzim Sahiti. Sipas fjalëve të zëvendëskryetarit Sahiti, aksioni për të ndihmuar familjet skamnore në Komunën e Medvegjës do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke i vizituar familjet edhe personalisht në vendbanimet e tyre. Sipas Sahitit, qëllimi është që shqiptarët në komunën e Medvegjës të jetojnë sa më mirë./Fidan Kosumi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/ndihma.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Preshevarët i gëzohen IBM-së në Muçibabë
Nuk i kryejnë obligimet, mbeturinat ja çojnë te dera
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration