Komuna e Bujanocit vendosë masa për gjendjen e jashtëzakonshme ( lista e masave)
Lokale

Komuna e Bujanocit vendosë masa për gjendjen e jashtëzakonshme ( lista e masave)

16.Mar.2020 15:31
0

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanoci në seancën e jashtëzakonshme miratoi këto masa pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq për shkak të gjendjes së pandemisë nga Coronavirus-COVID 19.

Këto janë masat e marra: 

1. I urdhërohet kryeshefit të Administratës komunale që të organizojë punën e punonjësve në minimumin e nevojshëm në njësitë organizative të Administratës komunale. Orari i punës në administratën komunale dhe ndërmarrjet e entet publike në të cilat është themelues Komuna kufiyohet prej 8:00 deri në 14:00.

2. I urdhërohet kryeshefit të Administratës komunale të sigurojë sasi të mjaftueshme të dezinfektuesve, produkteve higjienike dhe përmes punonjësve të tij për të dezinfektuar rregullisht ambientet dhe objektet e Administratës Komunale. Gjithashtu, është e nevojshme të sigurohen dhe instalohen sfungjerë të njomur me dezinfektues në secilën hyrje, si dhe të sigurohen dorezat e dyerve me dezinfektues të duhur në njësitë organizative të administratës komunale ku, për shkak të natyrës së punës, vijnë më shumë njerëz.

3. I urdhërohet kryeshefit të Administratës komunale të organizojë në njësitë organizative të Administratës komunale ku për shkak të natyrës së punës vijnë më shumë njerëz, të organizojnë punë dhe ushtrime të të drejtave të qytetarëve në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të sigurojë këto kushte:

  • në çdo orë duhet të pauzohet dhe gjatë kësaj kohe të bëhet pastrimi higjienik i sipërfaqeve të punës, si dhe sipërfaqet me të cilat përdoruesit e shërbimit vijnë në kontakt;
  • në gjithë punonjësit me detarë të mirëmbajtjes së higjienës duhet të kenë maska dhe doreza të për përdorim të njëhershëm në vendin e punës.

4. I urdhërohet kryeshefit të Drejtoratit për punë të Inspektimit në Administratën Komunale që të monitorojë rregullisht zbatimin e rekomandimeve, urdhrave të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera kompetente dhe konkluzioneve të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, veçanërisht në pjesën që përkon me punën e objekteve hoteliere dhe të informojë Shtabin e Krizave për këtë, i cili do ta informoj mandej Shtabin komunal për situata të jashtëzakonshme. Drejtorati i Inspektimit udhëzohet të organizojë një takim me të gjithë administratorët e ndërtesave për të siguruar që të gjitha komunitetet e banuara të zbatojnë masat e nevojshme për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e virusit.

5. I ndalohet puna të gjitha objekteve sportive dhe bastoreve sportive me qëllim të parandalimit të shfaqjes dhe të përhapjes së virusit COVID - 19.

6. Të gjitha kafeneve, klubet e natës dhe restoraneve në territorin e Komunës së Bujanocit, sikurse në hapësirat e mbyllura ashtu edhe të hapura, iu kufizohet puna nga ora 08:00 - 18:00 me respektimin e detyrueshëm të një distance të sigurt të personave jo më pak se 1 metër afër njëri-tjetrit. Poashtu ndalohet që në një tavolinë të grumbullohen më shumë se 5 persona.

Drejtorati për çështje të Inspektimit i Administratës Komunale Bujanoc do të mbikëqyrë zbatimin e urdhrit për shkurtimin e orarit të punës të objekteve të përmendura hotelierike.

7.Të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet publike dhe shoqërore në territorin e Komunës së Bujanocit, të themeluara nga Komuna e Bujanocit, janë të detyruara të sigurojnë sasi të mjaftueshme të dezinfektuesve dhe produkteve higjienike dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik Vranjë . Në këtë drejtim, është e nevojshme të sigurohen dhe instalohen sfungjerë të njomur me dezinfektues në hyrje, si dhe të sigurohen trajtime të dyerve me dezinfektues siç duhet.

8.I rekomandohet institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vranjës. Në këtë drejtim, është e nevojshme të sigurohen dhe vendosen sfungjerë të njomur me dezinfektues në hyrje, si dhe të sigurohen trajtime të dyerve me dezinfektues.

9.Që Instituti i Shëndetit Publik i Vranjës të monitoroj rregullisht situatën epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit dhe të ofroj të gjitha analizat dhe informacionet përkatëse për Shtabin e Krizës, i cili do të informojë më tej Shtabin Komunal për situata të jashtëzakonshme,

10.Që Drejtorati për Investimeve dhe zhvillim – punët e transportit dhe Inspektsioni i trafikut të Drejtoratit për punët e inspeksionit të Administratës Komunale organizojnë takime me të gjithë operatorët e transportit publik në territorin e Komunës së Bujanocit për t'i informuar ata për nevojën e marrjes së masave në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, duhet të ndërmerren edhe masat e mëposhtme:

  • shoferi dhe konduktori i autobusit duhet të bartin maskë dhe doreza të njëhershme ndërkohë që janë në autobus;
  • propozohet të sigurohet numri i mjaftueshëm i autobusëve në linjat frekuentuese për të lejuar transportim e papenguar të udhëtarëve në një distancë të sigurt jo më pak se 1 metër nga njëri-tjetri;
  • kur arrijnë në ndalesën e fundit, shoferi dhe konduktori duhet ta ventilojnë autobusin, të lajnë dhe dezinfektojnë dyshemenë e autobusit dhe të dezinfektojë të gjitha parmakët. Pasi të përfundojë pastrimi, ata duhet t’i ndërrojnë dorëzat dhe të mbathin të reja;

11. I urdhërohet të gjithë drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe enteve në territorin e komunës së Bujanocit (NP “Komunalia“, - “Shërbimi i parkimit”, “Qendrës për punë sociale”, Qendrës Sportive “Rinia“, “Organizata turistike e Bujanocit“, Biblioteka “14 Nëntori”, “Shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiq“ Barnatorja “Bujanoci“) për të organizuar punën e të punësuarve në minimumin e nevojshëm dhe se të gjithë të punësuarit në punë të rrezikshme që vijnë në kontakt me shfrytëzuesit e shërbimeve të sigurojë maska mbrojtëse dhe doreza për përdorim të njëhershëm.

12.Që Drejtorati për punë të inspekcionit në bashkëpunim me NP “Komunalia” të informoj tregtarët që shesin produkte të qumështit duhet të veshin maska dhe doreza për përdorim të njëhershëm.

13.I urdhërohet Koordinatorit të Bashkësive lokale që të kontaktojë komisionerët, zëvendës komisionerët e mbrojtjes civile dhe sekretarët e Bashkësive lokale për të monitoruar situatën në terren dhe për të njoftuar Zyrën për brojtje dhe shpëtim për nevojën e furnizimit të ilaçeve për pacientët kronikë dhe pensionistët nga ora 08:00 deri në 14:00 në telefon: 017/651-103 lokali 110, si dhe Qendrën operative të Drejtoratit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë në telefon: 017/1985 që kanë një gatishmëri 24-orëshe..

Telefonat e kontaktit:

Barnatorja Bujanoc: 017/651-058

Shtëpia shëndetit Bujanoc: 017/651-017

Zyra për mbrojtje dhe shpëtim: 017/651-103 loakli 110

14.Të formohet ekip ekspertë-operativ për të koordinuar aktivitetet në rast nevoje për shpërndarjen e ilaçeve dhe produkteve ushqimore bazë për të moshuarit në territorin e komunës së Bujanocit , që përfshin: Zyrën për mbrojtje dhe shpëtim dhe Drejtorin e Barnatores Bujanoc

15.I urdhërohet Qendrës për punë sociale Bujanoc që nëpërmjet Shërbimit për Mbrojtjen e të rriturve dhe të moshuarve, të krijojë komunikim me shfrytëzuesit e saj dhe, nëse është e nevojshme, për të furnizuar ilaçe për pacientët kronikë informon Zyrën për mbrojtje dhe shpëtim në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00 në telefon: 017/651-103 lokali 110 dhe në periudhën nga 14:00 deri në 00:00 në telefonin e Barnatores Bujanovac: 017/651-058, si dhe Qendrën Operative të Drejtoratit për situate të jashtëzakonshme në Vranjë në telefon: 017/1985 që kanë një gatishmëri 24-orëshe.

16.U kërkon qytetarëve të moshuar të respektojnë rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë në lidhje me sa vijon:

  • Larja e shpeshtë e duarve, dhe veçanërisht pas gatimit, përdorimit të tualetit ose kontakti me objekte metalike dhe persona të tjerë, është masa më e mirë dhe më efektive parandaluese në mbrojtjen kundër viruseve.
  • nëse jeni mbi 65 vjeç, mos dilni nga banesa dhe shtëpia;
  • jashtëzakonisht e rëndësishme që të qëndroni në dhoma rregullisht të dezinfektuara, me dyer të mbyllura rregullisht, duke shmangur kontaktin fizik me njerëzit dhe duke përdorur të njëjtat sende.

17.U kërkohet të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur, të mos përhapin panik dhe të respektojnë këshillat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera kompetente.

18. Që Njësiti i zjarrëfiksëve dhe shpëtimit i SP Bujanoc të ofrojë ndihmën e nevojshme Shtabit komunal për situate të jashtëzakonshme në rast të nevojës për dërgimin e ilaçeve dhe produkteve ushqimore thelbësore..

19. Që Kryqi i kuq i Bujanocit të ofrojë ndihmën e nevojshme Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme në rast të nevojës për dërgimin e ilaçeve dhe produkteve ushqimore thelbësore.

20. Apelojmë te të gjitha Bashkësitë fetare që në minimum të redukojnë të gjitha aktivitetet fetare. Kufizimet, vecanarisht, vlejnë për personat në moshë mbi 60 vjec.

21.Rekomandohet që noterët dhe përfaqësuesit e Komisionit komunal Zgjedhor, kur mbledhin nënshkrime të votuesve, të veshin maska dhe doreza për përdorim të njëhershëm dhe të ndjekin rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe Institutit të shëndetit publik dhe institucioneve të tjera kompetente. Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve, votuesit duhet të mbajnë maska dhe doreza për përdorim të njëhershëm, si dhe të higjenizojnë rregullisht sipërfaqet e punës, si dhe sipërfaqet me të cilat përdoruesit e shërbimit vijnë në kontakt.

Komandant i Shtabit,
Shaip Kamberi

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KBI ndalon faljet e namazeve ditore në xhami dhe xhumasë në komunë në e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration