Komuna e Bujanocit thirrje publike subjekteve ekonomike për programin energjetikë familjarë
Ftohen subjektet ekonomike për pjesëmarrje në thirrjen publike të shpallur nga komuna e Bujanocit. Afati i fundit për aplikim është data 06.08.2021, kurse për pyetje dhe sqarime rreth konkursit shkruani në e-mail adresën: energetika.bujanovac@gmail.com
Njoftimi i plotë i publikuar nueb-faqen e komunës së Bujanocit:
Në bazë të nenit 68. paragrafi 20. të Statutit të Komunës së Bujanocit (“Gazeta zyrtare e komunës Bujanoc”, nr. 5/19), të nenit 39. të Vendimit mbi Këshillin komunal, (“Gazeta zyrtare e Rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08) dhe në bazë të dispozitave të Rregullores për bashkëfinancimin e masave të rehabilitimit energjetik të pallateve banesore, shtëpive familjare dhe banesave бр. 02 – 99 të 12.07.2021, Këshilli komunal i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 12.07.2021 shpallë THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJEN E SUBJEKTEVE EKONOMIKE NË ZBATIMIN E MASAVE TË REHABILITIMIT ENERGJETIKË NË EKONOMITË FAMILJARE TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT.
Të drejtën për të marrë pjesë në këtë konkurs e kanë të gjitha subjektet ekonomike të interesuara që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj për kryerjen e veprimtarisë dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara me Rregulloren për zbatimin e masave të rehabilitimit energjetik dhe me këtë Thirrje publike. Në Thirrjen publike mund të marrin pjesë subjektet ekonomike që kryejnë furnizim, punime dhe instalime të materialeve.
Kërkesa dorëzohet personalisht përmes zyrës së Administratës komunale ose me postë rekomanduese në adresën:
Komuna e Bujanocit
Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të caktuara për bashkëfinancimin e masave të rehabilitimit energjetik
Karagjorgje Petroviq numër 115, 17520 Bujanoc
Afati i paraqitjes së aplikacionit është 06.08.2021.
Për të gjitha informacionet dhe njoftimet shtesë, aplikuesit mund të kontaktojnë në telefonin kontaktues nr. 017 654 517.
Për informacion në lidhje me Thirrjen publike, mund të kontaktoni në adresën elektronike: emaili: energetika.bujanovac@gmail.com.
Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të publikohen në uebfaqen e Komunës së Bujanocit, linku: www.bujanovac.rs
Në vijim po ju përcjellim Modelin e Rregullores, Thirrjen Publike dhe Formularin e Aplikimit:
copy(/home/titulli/public_html/images/image/animi-energjetik.jpg): failed to open stream: No such file or directory